Sonda private mund të jetë përmbysur ndërsa po ulej në polin jugor të Hënës
Një sondë private zbriti në sipërfaqen e hënës të enjten por mund të jetë përmbysur në proces e sipër. Sonda ishte pajisur, mes të tjerash, me një dron dhe një automjet ‘rover’ nga NASA dhe klientë të tjerë.
Kompania me seli në Hjuston, “Intuitive Machines” tha se ishte e pasigurt nëse sonda ‘Athena’ qëndronte drejt, e lartë 4.7 metra, apo kishte rënë në njërën anë, sikurse anija e parë e saj hapësinore një vit më parë.
Specialistët në qendrën e kontrollit nxituan të fikin disa nga pajisjet e sondës për të kursyer energji ndërsa përpiqen të përcaktojnë problemin.
Kjo është zbritja e dytë në hënë këtë javë nga kompani private në bazë të programit të NASA-s për transportin komercial drejt hënës. Ulja të dielën u realizua me sukses të plotë.
Sonda e re ‘Athena’ doli nga orbita hënore siç ishte planifikuar. Zbritja drejt hënës, prej një ore, shkoi mirë deri në momentin përfundimtar, kur sistemi me laser i navigimit filloi të jepte shenja avarie. U desh pak kohë që qendra e kontrollit të misionit të konfirmonte uljen.
“Jemi në sipërfaqe”, njoftoi drejtori i misionit, njëkohësisht bashkëthemelues i firmës “Intuitive Machines”, Tim Crain. Disa minuta më vonë ai njoftoi se specialistët po punonin për të vlerësuar me saktësi orientimin e sondës.
Disa orë pas uljes, Steve Altemus, shef i kompanisë, tha se kishte të dhëna kontradiktore për mënyrën se si u ul sonda dhe nëse kishte rënë në njërën anë.
Sonda ishte pranë objektivit të synuar për uljen, por një vëzhgim nga sonda “Lunar Reconnaissance Orbiter” e NASA- do të konfirmojë gjatë ditëve të ardhshme pozicionin dhe orientimin e saj, tha ai.
E nisur javën e shkuar, sonda ‘Athena’ po komunikonte me qendrën nga një largësi prej 375,000 kilometrash ndërsa prodhonte energji nga rrezet diellore, thanë zyrtarët. Specialistët po përpiqen të aktivizojnë dronin që të fluturojë mbi një krater.
LEXONI GJITHASHTU:
Zbret në Hënë sonda private “Blue Ghost”
Sondazhet: Konservatorët e Merzit fitojnë zgjedhjet në Gjermani, rritet AfD-ja
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk