Celibashi për votën e diasporës: Brenda 16 prillit nisen zarfet tek emigrantët

7 Mars 2025 | 16:36

Në përfundim të procesit të regjistrimit të Diasporës, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka bërë një rezyme të të gjithë procesit, duke theksuar se brenda javës së ardhshme pritet që të përzgjidhet kompania ndërkombëtare që do të marrë përsipër procesin e dërgimit të zarfeve tek emigrantët dhe kthimin e tyre në KQZ. Celibashi tregoi edhe kohën kur pritet të nisë dërgimi i zarfeve.

“Midis fundit të javës së parë të prillit dhe javën e dytë të prillit do të dërgojmë fletët e votimi dhe dokumentacionin tjetër zgjedhor për votuesit nga jashtë. Synojmë që deri mes datës 8-16 prill të përfundoj procesi i dërgimit të fletëve të votimit nga jashtë. Besoj deri në fund të javës tjetër ne do të kemi përfunduar procedurat që lidhen me përzgjedhjen e operatorit të shërbimit postar”,-tha Ilirjan Celibashi, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve.

Në lidhje me madhësinë e fletës së votimit, Komisioneri Celibashi theksoi se kjo do të varet nga numri i subjekteve zgjedhore që do të regjistrohen në zgjedhje bashkë me listën e kandidatëve.

“Edhe ashtu sikurse është sot fleta e votimit, ka probleme të administrimit të fletës së votimit. Ajo është vërtet shumë e madhe”,-tha Celibashi.

Por në regjistrimin e emigrantëve, Komisioneri Celibashi tregoi edhe disa rekorde që ishin shënuar gjatë këtij procesi.

“Aplikimi i parë është bërë nga një shtetas nga Gjermania që ka bërë aplikimin në 11 janar në orën 00:08 pas mesnate. Shtetasi me moshën më të madhe që ka aplikuar është një shtetas 98 vjeç”,-tha Celibashi.

Në total, të drejtën e votës nga diaspora pas përfundimit të procesit të regjistrimit e kanë fituar 245,975 shqiptarë, nga 294 155 që shprehën interesin për t’u përfshirë në proces.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zjarret përfshijnë Evropën, mijëra të evakuuar në Francë, Itali dhe Spanjë

Zjarret masive vijojnë të përhapen në disa vende të Evropës, duke shkaktuar dëme të mëdha dhe detyruar mijëra banorë të largohen nga banesat e tyre....
18:58 | 23/07/2026

I moshuari humb jetën në liqenin e Pogradecit, dyshohet se pësoi infarkt sapo hyri në ujë (VIDEO)

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e të enjtes në Pogradec, ku një i moshuar ka humbur jetën në një prej plazheve në hyrje...
18:35 | 23/07/2026

Përfundon me një të vdekur pengmarrja në një bankë në Gjermani, arrestohet autori

Situata e pengjeve në Regensburg të Gjermanisë ka përfunduar. Policia ka arrestuar autorin e dyshuar, një 20-vjeçar gjerman, pas një operacioni të gjerë në perëndim...
18:26 | 23/07/2026