“Me Putinin kam pasur marrëdhënie të mirë”- Trump: Evropa s’di si ta zgjidh Ukrainën

8 Mars 2025 | 13:39

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka bërë një deklaratë të fortë gjatë një konference për shtyp në Zyrën Ovale, duke theksuar se është më e vështirë të negociohet me Ukrainën sesa me Rusinë. Sipas tij, Shtetet e Bashkuara po bëjnë përparime të mira në negociatat me Moskën, krahasuar me Ukrainën.

Presidenti amerikan gjithashtu tha se beson se Putin dëshiron të përfundojë luftën, por nuk është i sigurt nëse Ukraina ka po të njëjtin qëllim.

“Nuk jam i sigurt nëse Ukraina do një marrëveshje”, tha Trump, duke theksuar se ai kishte ndërprerë ndihmën për Kievin për shkak të pasigurisë në qëndrimin e Ukrainës ndaj mundësisë për një zgjidhje paqësore.

Trump theksoi gjithashtu se vendet evropiane nuk kanë një plan të qartë për të përfunduar krizën në Ukrainë, duke shtuar se ato janë në një pozicion të vështirë dhe nuk dinë se si të ndalojnë luftën. Sipas tij, nganjëherë pyetjet e tilla nuk kanë përgjigje të menjëhershme.

Në lidhje me marrëdhënien e tij me Putinin, Trump tha se kishte pasur gjithmonë një marrëdhënie të mirë me liderin rus dhe e vlerësoi atë si një lider që dëshiron t’i japë fund luftës. Ai shtoi se beson se Putin mund të jetë më i bujar se sa duhet dhe se kjo mund të ndihmojë në zgjidhjen e krizës.

Bisedat telefonike të fundit ndërmjet Trump dhe Putin kanë prekur temat e zgjidhjes së situatës në Ukrainë. Sipas Kremlinit, Putin ka theksuar se për të arritur një zgjidhje afatgjatë për Ukrainën, duhet të eliminohen shkaqet rrënjësore të konfliktit dhe se bisedimet paqësore janë të nevojshme për një përfundim të qëndrueshëm. Në këtë kontekst, Putin ka theksuar se vendet evropiane mund të kontribuojnë në procesin e bisedimeve, por nuk mund të kërkojnë të përfshihen në mënyrë të drejtpërdrejtë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës

Banorët sulmuan këtë javë një ekip i cili merret me varrimin e viktimave që kanë humbur jetën nga infektimet me Ebola në provincën Kivu Jugore...
15:32 | 04/06/2026

Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona

Katër persona humbën jetën të enjten pas një aksidenti të një aeroplani të vogël pranë qytetit Medulin në Istria, në bregdetin e Kroacisë. “Sipas informacionit që...
14:50 | 04/06/2026

Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës

Lideri i ri i Iranit, Ajatollah Mojtaba Khamenei shpalli fitoren e Republikës Islamike në luftën me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin, duke thënë se “armiku...
14:50 | 04/06/2026