“Ndjej nostalgji”, Mësonjëtorja e Korçës rikthen Silvian në shkollë pas 62 vitesh

8 Mars 2025 | 16:25

Para 62 vitesh Silvia Skënderi ishte nxënëse e klasës së parë në godinën e shkollës së parë shqipe në Korçë e sot ajo rikthehet në 7 Mars për të kujtuar përsëri fëmijërinë e saj.

“Kam qenë nxënëse në klasën e parë fillore nga viti 1963 deri në klasën e tretë fillore. Pastaj vazhduam në Mësenjëtoren e parë shqipe në godinën e re, e kjo godinë u kthye në muzeum. Mësuese kisha Pandora Rushi, ndërsa  violinë më bënte Vaskë Kolaci. Ishim me instrumenta, nxënësit konkurronin fillimisht e më pas pranoheshin. Ishte shkollë e përgjithshme dhe muzike”, tha Silvia Skënderi.

Silvia vjen çdo 7 Mars pasi nostalgjia e rikthen, e sot shpreh mirënjohjen e saj ndaj mësuesve të parë të saj.

“Vij çdo 7 Mars, kam nostalgji për vitet e para të shkollës e për ata mësues që na kanë edukuar, më bënë të dashuroj profesionin e mësuesit e ta çoj me tej si misionare e edukuese. Jam ekonomiste kontabël, 15 vite punova në eksperiencë t’ia kaloja nxënësve në ekonomi”, shtoi Skënderi.

Për këtë 7 Mars në ABC-ja u shfaq një ekspozitë me fletore të vjetra ndërsa është ekspozuar edhe regjistri fillor femëror, i cili ka qenë nga viti 1923-1950

“Janë regjistra që ekspozohen për herë të parë. Është e rëndësishme të theksojmë se këto shkolla kanë kultivuar vetëdije kombëtare dhe fuqizimin e gruas në shoqëri. Korça ka qenë pararojë e shkollës së parë shqipe. Këto shkolla femërore tregojnë rëndësinë e edukimit në Korçë”, tha Drejtoresha e Bibliotekës” Thimi Mitko “Korçë, Jorida Tollkuci.

Një koment ka dhënë dhe Mirgen Shamblli, koleksionist.

“Vijnë për herë të parë fletoret e para, me rastin e 138 vjetorit të shkollës së parë shqipe. Janë fletore shkrimi, fletore vizatimi, bukur shkrimi, matematike. Janë fletore personale dhe është koleksion i madh, rreth 200 fletore nga 1925 deri në 1990”, tha Shamblli.

Shkolla e parë shqipe ka pritur me qindra vizitorë në ditën e mësuesit, ndërsa ka patur edhe nga ata që janë rikthyer pas dhjetëra vitesh në ish shkollën e dikurshme të tyre.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë

Ky është mesazhi që kanë shpërndarë në WhatsApp punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët, për shkak se nuk përdorin rrjete sociale, kanë zgjedhur këtë...
12:48 | 04/06/2026

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026