Linda Rama për Forbes: Mësimet më të mëdha i nxorëm nga gabimet tona

8 Mars 2025 | 17:31

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Gruas, në Abu Dhabi po zhvillohet samiti i “Forbes 2025”, ku mes të ftuarve ishte edhe Linda Rama, bashkëshortja e kryeministrit shqiptar.

Gjatë diskutimeve mbi temën “Fuqia pas Progresit”, ajo u pyet mbi tranzicionin e Shqipërisë nga komunizmi në demokraci, se si ka ndryshuar jeta e saj më pas. Linda Rama rrëfeu përvojën e saj të punës gjatë viteve të fundit të regjimit komunist dhe sfidat e mëdha që shoqëruan ndryshimin e sistemit.

Ajo kujtoi se kur kishte nisur punën, kishte parë nga afër kontradiktat e një sistemi që propagandonte një ekonomi të fuqishme, por që në realitet kishte kushte të vështira pune.

“Nisa punën pak para se të binte komunizmi, kështu që pata katër vjet përvojë gjatë atij sistemi. Fillova punë në një kombinat të madh, ku punonin mbi 7,000 njerëz. Në fakt, pata fatin ta përjetoja këtë eksperiencë, sepse më dha mundësinë të shihja nga afër sesi gjithë propaganda për një ekonomi të fuqishme përfundonte në një kombinat me kushte shumë të vështira për punëtorët. E pashë këtë realitet në praktikë, me marrëdhënie të shtrembëruara mes punëtorëve, mes tyre dhe punës, si dhe mes tyre dhe pronës, e cila quhej pronë e përbashkët.

E kujtoj shumë mirë periudhën kur komunizmi ra, sepse ishim plotësisht në kaos. Nuk e dinim çfarë do të ndodhte. E vetmja dëshirë që na mbante gjallë ishte se ndodheshim në prag të çlirimit nga komunizmi. Dhe më kujtohet ajo pasiguri e madhe. Por, në të njëjtën kohë, besonim se sapo të çliroheshim nga komunizmi, do të përfundonim menjëherë si Europa apo Amerika. Në fakt, nuk ndodhi kështu.

Tani, sa më shumë e mendoj atë periudhë, aq më shumë e kuptoj se nuk dinim asgjë për atë që po vinte. Dhe në fakt, askush nuk e dinte. Kur them askush, përfshij edhe ata që po shfaqeshin me parti të reja apo ata që ishin në krye të lëvizjeve të ndryshme. Me kalimin e viteve, kuptova se mësimet më të mëdha i nxorëm nga gabimet tona. Po mësonim rrugës. Dhe besomëni, të mësosh nga gabimet është shumë e dhimbshme dhe ka një kosto ekstreme për gjithë popullsinë”, u shpreh Linda Rama nga takimi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026