Berisha: Arsimi në rënie dramatike, PD do të rrisë pagat dhe përmirësojë kushtet
Në një takim me mësuesit në Kamëz, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u ndal tek sfidat e arsimit shqiptar, duke theksuar rëndësinë e mësuesve dhe rolin e tyre të pazëvendësueshëm ndërsa premtoi se me ardhjen e PD-së në pushtet kushtet dhe rrogat e tyre do të jenë më të mira.
Gjatë fjalës së tij, Berisha e lidhi temën e arsimit me festimin e 7 marsit, Ditës së Mësuesit, duke shprehur mirënjohjen për kontributin e mësuesve në edukimin e brezave të rinj, përpjekjet e tyre të mëdha dhe sfidat me të cilat përballen.
“Është një ditë nderimi për mësuesit dhe mësueset, për punën e tyre të palodhur në fushën e dijes, edukatës qytetare dhe atdhetarizmit.
Ata janë njerëz që përballen me vështirësi të mëdha dhe të pamerituara,” tha Berisha, duke theksuar se mësuesit shpesh nuk e kanë marrë vlerësimin e merituar për punën e tyre.
“Arsimi ynë, që ka njohur një ngritje vertikale në vitet 2007-2014, ka pësuar një rënie dramatike që nuk është parë në asnjë vend tjetër,” deklaroi Berisha, duke e quajtur këtë një “rrokullisje” të sistemit të arsimit në periudhën aktuale të qeverisjes.
Duke u ndalur te të ardhmen, Berisha premtoi një fokus të ri në arsimin e Shqipërisë, duke premtuar se mësuesit do të trajtohen me dinjitet dhe se pagat e tyre do të jenë mbi mesataren.
“Nëse paga mesatare në Shqipëri do të jetë 1200 euro, paga e mësuesve do të jetë mbi këtë mesatare,” theksoi ai.
Berisha foli gjithashtu për zhvillimet në periudhën kur ai ka udhëhequr qeverinë, duke theksuar ndihmën e madhe që është dhënë për rinovimin dhe përmirësimin e infrastrukturës arsimore.
“Gjatë viteve 2005-2013, rindërtuam mbi 1300 shkolla dhe kopshte, dhe vëmë në dispozicion të nxënësve internet dhe kompjuterë.
Në Kamëz, kaluam nga 3-4 turne mësimi në një mësimdhënie normale,” tha ai.
Një tjetër element i rëndësishëm që Berisha theksoi ishte rritja e pagave për mësuesit. “Në periudhën tonë, rrogat e mësuesve u rritën më shumë se çdo pagë tjetër në Shqipëri. Ne e vendosëm mësuesin në piedestal dhe të gjitha këto ndihmuan në arritje të dukshme në cilësinë e arsimit,” shtoi ai.
ërfundimisht, Berisha shprehu angazhimin e tij për një “Shqipëri Madhështore”, ku arsimi do të jetë themeli i zhvillimit.
“Shqipëria Madhështore është një projekt i burrave dhe grave që duan dhe sakrifikojnë për Shqipërinë. Nuk ka mision më të madh se misioni i mësuesit,” përfundoi Berisha.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë