EMRI| Përplasi për vdekje 2-vjeçarin në Fushë Domje, arrestohet drejtuesi i mjetit

8 Mars 2025 | 19:30

Policia e Tiranës ka bërë të mundur arrestimin e shoferit i cili aksidentoi për vdekje 2-vjeçarin në Fushë Domje pasditen e sotme. Drejtuesi i mjetit,  tashmë i arrestuar është Ylber Manarkolli, i cili sipas burimeve, është dhe komshiu i viktimës 2-vjeçar.

Ngjarja ndodhi këtë të shtunë rreth orës 17:30. Pasi fëmija u godit nga drejtuesi i mjetit, u dërgua në Spitalin e Traumës nga familjarët për mjekim, por, fatkeqësisht, ka ndërroi jetë gjatë trajtimit.

Njoftim i policisë:

Falë veprimeve të shpejta procedurale dhe hetimore, shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit, që aksidentoi me pasojë vdekjen e dy vjeçarit.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi Y. M., 58 vjeç, është shoqëruar në Komisariat për veprime të metejshme procedurale.

Gjithashtu, është bërë gjetja dhe sekuestrimi i automjetit tip “Benz”me të cilin ky shtetas shkaktoi aksidentin.

Nga verifikimet ka rezultuar se aksidenti ka ndodhur në Fushë Domje dhe jo në Kamëz.

Punohet për sqarimin e plotë e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)

Deputeti Erion Braçe ka folur lidhur me mënyrën se si po trajtohet publikisht projekti i investimit strategjik në Zvërnec. Në një reagim publik, Braçe theksoi...
14:05 | 04/06/2026

Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, njoftoi se kanë nisur procedurat për shpalljen e efektivit Enea Mekolli, i cili humbi jetën gjatë kryerjes së detyrës, me...
13:47 | 04/06/2026

Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
13:30 | 04/06/2026