Mbyllet mbledhja e Ramës me Kryesinë e PS, zbardhen diskutimet

8 Mars 2025 | 22:19

Ka përfunduar takimi i kryeministrit Edi Rama me ministrat, drejtuesit politikë dhe Kryesinë e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, takim i cili zgjati për rreth 7 orë në Pallatin e Brigadave ditën e sotme.

Diskutimet u përqendruan në analizën e sektorëve qendrorë dhe vendorë, si dhe në strategjinë e kapitalizimit të projekteve qeveritare për fushatën e 11 majit.

Në mbledhje nuk u diskutua për listat e kandidatëve për deputetë, të cilat do të jenë pjesë e një procesi konsultimi mes kryetarit dhe drejtuesve politikë. Ndërkaq, më 12 mars, Kryesia do të mblidhet për të përcaktuar përfundimisht listën e hapur dhe të mbyllur.

Ndërkohë, të hënën pritet një tjetër mbledhje e Kryesisë, e fokusuar tek diaspora.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Moti i keq, aksident në hyrje të tunelit të Skërficës

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në hyrje të tunelit të Skërficës, në rrugën kombëtare Kardhiq-Delvinë. Një automjet ka dalë nga rruga duke...
22:32 | 25/06/2026

Rrufeja shkakton zjarr në Dropull, era e fortë rrëzon pemë dhe bllokon rrugën

Moti i keq që ka përfshirë pasditen dhe mbrëmjen e së enjtes qarkun e Gjirokastrës ka sjellë probleme në disa zona të Bashkisë Dropull. Si...
21:58 | 25/06/2026

Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit

“Një agjent nuk del me fytyrë për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit, por vepron në mënyrë të fshehtë.” Kështu u shpreh aktivisti Ervin Goci në...
21:57 | 25/06/2026