Negociatat tona nuk kanë nisur ditët e fundit…/ Çuno: Kemi aktivitete çdo ditë!

8 Mars 2025 | 21:23

Në emisionin e kësaj të shtune në “Review”, është folur për të vegjëlit e koalicionit dhe negociata e tyre me PD-në. Rivelino Çuno i Partisë për Europianizim dhe Integrimin e Shqipërisë ka treguar se si kanë nisur negociata e kësaj partie.

“Partia për Europianizim dhe Integrimin e Shqipërisë ka sot 9 vjet e rreshtuar në frontin opozitar. Ne jemi pjesë e të gjitha aksioneve opozitare dhe sigurisht që negociata jonë nuk ka nisur ditët e fundit por ka një kohë të gjatë.

Jemi regjistruar dhe më pas kemi nisur diskutimet me PD, duke qenë të qart që do jemi në opozitë. Na kanë thirrur sepse u hap çështja e kooalicioneve, jam thirrur bashkë më stafin e ngushtë. Kemi patur një diskutim me Sekretarin e Përgjithshëm dhe Kreun e PD.

Partia për Europianizim dhe Integrimin e Shqipërisë përbëhet nga 36 degë. Është e shtrirë nga Vermoshi në Konispo,  dhe kemi aktivitete jo vetëm në kohën e zgjedhjeve por gjatë gjithë vitit.

Do kemi kandidatë dhe në qarqe të tjera ku kemi dhe masivisht votat, pra mund të kemi dhe 4 kandidatë në listat e hapura në qarqet Tiranë, Korçë, Elbasan dhe në Vlorë. E mendojmë që këtu sinkronizojmë më shumë vota”, tha Çuno.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shifrat/ Policia e Korçës bën bilancin e dy muajve, prioritet lufta kundër krimit dhe siguria gjatë sezonit turistik

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë dhe Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin kanë prezantuar këtë të premte bilancin e punës për periudhën maj-qershor 2026, në...
10:55 | 17/07/2026

Momente tmerri në Theth, guri bie mbi makinë dhe depërton brenda saj, turistët shpëtojnë për mrekulli (VIDEO)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të premte në Theth, por për fat të mirë pa persona të lënduar. Disa turistë të huaj kanë...
10:38 | 17/07/2026

Historike, Shqipëria për herë të parë në “Genuine Cup” me ekipin e personave me aftësi të kufizuara intelektuale

Kombëtarja shqiptare e futbollit e personave me aftësi të kufizuara intelektuale do të përfaqësojë Shqipërinë në “Genuine Cup 2026”, që do të zhvillohet në Houston,...
10:30 | 17/07/2026