Salianji kërkon lirinë, Gjykata e Lartë shqyrton rekursin e ish-deputetit të PD-së

11 Mars 2025 | 10:14

Gjykata e Lartë po shqyrton këtë të martë rekursin e ish-ligjvënësit demokrat Ervin Salianji, i cili kërkon lirimin nga burgu për dosjen “Babale”.

Ish-deputeti i PD-së Ervin Salianji është i dënuar me 1 vit burgim me formë të prerë nga Apeli i Tiranës dhe po vuan dënimin që nga data 27 shtator 2024 në Burgun e Fierit.

Seanca në Gjykatën e Lartë ka nisur në orën 10:00, ku ish-deputeti demokrat ka kundërshtuar vendimin e Gjykatës Penale për dënimin me një vit burg.

Trupa gjykuese përbëhet nga Ilir Panda, Sokol Binaj dhe Sandër Simoni, ku Ilir Panda është relatori i çështjes, ndërsa gjyqtarët e tjerë janë anëtarë të trupës gjykuese. Vendimi do të merret në dhomë këshillimi.

Në komunikimet që Salianji ka pasur në rrjetet sociale, ai e ka cilësuar dënimin si një vendim politik, duke e quajtur procesin ndaj tij të montuar me qëllim arrestimin e tij.

Sa i përket kësaj çështjeje, edhe më 15 tetor 2024, Gjykata e Lartë refuzoi një kërkesë për pezullimin e dënimit të Ervin Salianjit.

Kur ishte deputet në PD, Salianji publikoi një audio-përgjim për vëllain e ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafa, Agon Xhafa. Gjykatat vendosën se ky përgjim ishte i montuar, çka solli dhe dënimin e tij me burg për kallëzim të rremë.

Që prej datës 27 shtator 2024, Salianji mbetet në burg. Mbetet për t’u parë se çfarë vendimi do të marrë trupa gjykëse sot, nëse do ta lirojë Salianjin apo jo, por gjithçka mbetet në dorë të Gjykatës së Lartë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Apeli i GJKKO lë në burg ish-presidentin Ilir Meta

Apeli i Posaçëm kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka rrëzuar një tjetër kërkesë të paraqitur nga Ilir Meta për ndryshimin e masës së sigurisë....
10:03 | 18/06/2026

Flamurtari nis epokën e re, Oltijon Kërnaja merr drejtimin e vlonjatëve

Pas dështimit për t’u ngjitur në Superligë dhe një sezoni jashtë objektivave, Flamurtari i Vlorës ka zyrtarizuar menjëherë trajnerin e ri. Pankina e vlonjatëve i...
10:00 | 18/06/2026

Tjetërsim i kundërligjshëm pronash në Dibër, 14 masa sigurie për ish-zyrtarë dhe punonjës të Kadastrës

Një hetim 7-mujor i Policisë dhe Prokurorisë së Dibrës ka çuar në finalizimin e operacionit të koduar “Tjetërsimi”, i cili zbuloi një skemë të dyshuar...
09:30 | 18/06/2026