Listat e PS: Pas Agron Malajt dhe Tërmet Peçi jep dorëhejen nga bashkia e Tepelenës

11 Mars 2025 | 14:50

Kryetarët e bashkive të Tepelenës dhe Matit, Termet Peçi dhe Agron Malaj, janë dy prej drejtuesve lokalë të PS, të cilët kanë dorëzuar dorëheqjet e tyre pranë këshillave bashkiakë përkatës.

Vendimi i kryebashkiakëve lidhet me kandidimin e tyre për zgjedhjet e përgjithshme të 11 majit.

Peçi dhe Malaj do të jenë pjesë e listave të PS për deputetë në qarqet respektive, atë të Gjirokastrës dhe Dibrës.

Pas këtij vendimi, këshillat bashkiakë do të mblidhen për të vendosur mbi drejtuesit e rinj në detyrë.

Sipas ligjit për qeverisjen vendore, në rastin kur një bashki ka dy ose më shumë nënkryetarë, këshilli bashkiak voton për të përcaktuar kryetarin në detyrë. Ndërkohë, në bashkitë ku ka vetëm një nënkryetar, ai merr automatikisht drejtimin e institucionit deri në zgjedhjen e një kryetari të ri.

Lëvizjet në kampin socialist vijnë përpara përfundimit të afatit për dorëzimin e listave të kandidatëve për deputetë në KQZ. Afati i fundit është mesnata e e të mërkurës 12 janar.

Në mbledhjen e grupit parlamentar të PS Rama sqaroi dhe strategjinë e përpilimit të listave, ku theksoi se pjesa e mbyllur e listës do t’u takojë të rinjve dhe grave. Ndërkohë që deputetët që kanë më shumë se një mandat në parlament do të garojnë në listë të hapur.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026

Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, mbërriti për mjekim të specializuar në Spitalin të Traumës ku...
10:55 | 04/06/2026

Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:45 | 04/06/2026