U përfol se do të kandidojë për deputet, jep dorëheqjen kryebashkiaku socialist

11 Mars 2025 | 14:27

Kryebashkiaku socialist i Matit Agron Malaj ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij.

Nuk dihet ende arsyeja e dorëheqjes, ndërsa ditën e nesërme, më 12 mars, do të zhvillohet mbledhja e jashtëzakonshme e Këshillit Bashkiak në orën 10:00 për të miratuar kërkesën e tij.

Ditët e fundit, Agron Malaj u përfol se do ta linte postin e kryetarit të bashkisë për t’u futur në listat e kandidatëve për deputet të PS-së në zgjedhjet e 11 majit 2025.

Në një postim në Facebook të Bashkisë Mat është publikuar edhe dokumenti për mbledhjen e Këshillit Bashkiak më 12 Mars, e cila do të shqyrtojë kërkesën për dorëheqjen e kryetarit.

“Ju njoftojmë se ditën e Mërkurë, më 12.03.2025, ora 10:00, në sallën e mbledhjeve të Këshillit të Bashkisë do të zhvillohet mbledhja e jashtëzakonshme e Këshillit të Bashkisë me paraqitjen e kërkesës për dorëheqje nga Kryetari i Bashkisë Mat, me shkresën Nr. 942 Prot., datë 11.03.2025, e thirrur nga Kryetari i Këshillit në bazë të Ligjit 139/2015 dhe rregullores së Këshillit, neni 54, me këtë rend dite:

  1. Miratimi i dorëheqjes së Kryetarit të Bashkisë.
  2. Zgjedhja e Zëvendës Kryetarit të Bashkisë Mat për kryerjen e detyrave të Kryetarit të Bashkisë deri në zgjedhjet e reja.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026