Zbulohen emrat e kryebashkiakëve të PS që do kandidojnë për deputetë

10 Mars 2025 | 22:57

Në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania, janë shpalosur këtë të hënë emrat e mundshëm të kryetarëve të bashkive, të cilët do të lënë mandatin për të kandiduar për deputetë.

Gazetarja Enkelejda Mema zbuloi emrat e kryebashkiakëve të cilët pritet t’i bashkohen garës së socialistëve për 11 majin.

“Agron Malaj kryetar i bashkisë së Matit, Ervin Demo kryetar i bashkisë së Beratit, Juliana Memaj kryetare e bashkisë Dimal, Majlinda Bufi kryetare e bashkisë së Roskovecit, Tërmet Peci kryetar i bashkisë së Tepelenës.

Tërmet Peci është i sigurtë që do jetë në listën e kandidatëve të PS për qarkun e Gjirokastrës, kjo sepse në zonën e Tepelenës, PS mesa duket nuk ka prodhuar një emër të mirë të PS i cili mund të mbledhë vota”, tha gazetarja Mema.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026