Alibeaj më lart se Basha, Shkullaku: Pse mendimi negativ për Metën po rritet?

11 Mars 2025 | 22:06

Analisti Armand Shkullaku komentoi gjetjet e Baromterit në Euroneës Albania lidhur me pëlqyshmërinë e liderëve 2 muaj para zgjedhjeve të 11 majit.

Sipas tij, në një realitet si ky që jetojmë shifrat lëvizin shumë pak po mos të jenë makinacione dhe ndërhyrje të jashtme nga ana e partisë në pushtet.

“Te mendimi pozitiv i vetmi që ka rritje me 1 për qind është Berisha në 1 muaj. Të gjithë kanë rënie te mendimi negativ, përveç Berishës që ka një rritje 2 për qind. Po Ilir Meta çfarë ka bërë që i është rritur negativiteti, as ka folur as ka dalë nga burgu, as ka takuar njeri, çfarë ka bërë që i është rritur negativiteti? Në një situatë si kjo që jetojmë ne, sondazhet kanë një vlerë për një lloj orientimi. Te sondazhi del Alibeaj më mirë se Basha, që nuk ka bërë asgjë. Në 2021 thoshin si mund të krahasohet Rama me Bashën, por nëse nuk do ishte ndryshuar ligji, po të kishin votuar emigrantët dhe po të kishin hyrë në listë zgjedhore Basha do ishte para. Tani na del Lapaj para Berishës, jemi të gjithë viktimë e një propagande. Pas zgjedhjeve shifrat lëvizin shumë pak po mos të jenë makinacionet si Bajrat apo Suel Çela”, tha Shkullaku.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund

Presidenti i MRB, Dimitris Mavros ishte këtë të mërkurë i ftuar në “Barometri” në Euronews Albania ku ka komentuar rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit,...
22:26 | 21/05/2025

“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka

Blendi Çeka nga Data Centrum komentoi gjetjet e publikuara nga Barometri në Euronews Albania krahasuar me rezultatet e publikuara nga KQZ lidhur me zgjedhjet e...
22:20 | 21/05/2025

Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit

Këtë të mërkurë në “Barometri” në Euronews Albania u analizuan rezultatet e sondazheve të Barometrit me rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit të publikuara Komisioni...
22:12 | 21/05/2025