Trump sinjalizon bisedime me Putinin, Kremlini ende i rezervuar për armëpushimin

12 Mars 2025 | 10:44

Pas pranimit të një armëpushimi 30 ditor nga Ukraina, presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se planifikon të zhvillojë një bisedë me presidentin rus Vladimir Putin, duke shpresuar që Moska të pranojë marrëveshjen.

“Duhen dy për tango, siç thonë ata,” u shpreh Trump para gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë, duke shtuar se pret që marrëveshja të konkretizohet në ditët në vijim. Ai konfirmoi gjithashtu një takim me përfaqësues rusë ditën e enjte, me synimin për të avancuar në negociatat për paqe.

Ndërkohë, Kremlini nuk ka reaguar ende publikisht ndaj ofertës 30-ditore për armëpushim. Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, deklaroi për agjencinë shtetërore të lajmeve TASS se Rusia nuk e përjashton mundësinë e bisedimeve me përfaqësuesit e SHBA-së në ditët e ardhshme.

Zakharova theksoi se vendimi i Moskës për propozimin e armëpushimit do të merret brenda Federatës Ruse dhe jo si rezultat i presionit të jashtëm.

“Formimi i pozicionit të Federatës Ruse nuk bëhet jashtë vendit për shkak të disa marrëveshjeve apo përpjekjeve të disa palëve,” tha ajo. “Formimi i pozicionit të Federatës Ruse bëhet brenda Federatës Ruse.”

Ndërkohë, Sergei Markov, një ish-këshilltar i Putinit dhe mbështetës i tij, vlerësoi se marrëdhënia mes presidentit rus dhe administratës së re amerikane nën Donald Trump është ndryshe nga raporti i tij me ish-presidentin Joe Biden.

“Biden ishte thjesht armik, Trump është rival,” tha Markov për BBC Radio 4. Sipas tij, kjo dinamikë e ndryshme mund të ndikojë në mënyrën sesi zhvillohen negociatat.

Markov vuri në dukje se propozimet e armëpushimit përbëjnë një “dilemë” për Putinin, duke shtuar se shoqëria ruse është e lodhur nga lufta dhe dëshiron një zgjidhje paqësore.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Sulm në zonën turistike të Zaporizhias, Rusia akuzon Ukrainën për 11 të vrarë

Autoritetet ruse kanë akuzuar Ukrainën për një sulm gjatë natës në një zonë turistike në rajonin e Zaporizhias, nën kontrollin e Moskës, ku sipas tyre...
17:22 | 25/07/2026

Rrëzohet hidroavioni në SHBA, shpëtojnë 11 personat në bord (VIDEO)

Një hidroavion u rrëzua pasditen e së enjtes (23 korrik) në ishullin Sushia, në qarkun San Juan pranë Seattle, në shtetin Washington të SHBA-së. Në...
15:51 | 25/07/2026

Zjarret në Spanjë përfshijnë observatorin kryesor të NASA-s, evakuohet kompleksi i komunikimeve hapësinore (VIDEO)

Ndryshimi i klimës është bërë tashmë një problem për të gjithë sistemin diellor. Të premten, zjarret në Spanjë shkatërruan një nga tre observatorët që Administrata...
13:17 | 25/07/2026