Lutnick mbështet luftën tregtare të Trump: Ia vlen, edhe po krijoi recesion
Sekretari amerikan i Tregtisë, Howard Lutnick, ka deklaruar se politikat ekonomike dhe lufta tregtare e nisur prej Donald Trump janë tepër të vlefshme, edhe nëse ato mund të çojnë në një recesion. Lutnick bëri këto komente në një intervistë për CBS.
“Këto politika janë gjëja më e rëndësishme që Amerika ka pasur ndonjëherë,” tha Lutnick. “E vetmja arsye pse mund të ketë recesion është janë marrëzitë e bëra prej Bidenit, me të cilat duhej të jetonim. Politikat e Trump prodhojnë të ardhura. Ato prodhojnë rritje. Ato prodhojnë fabrika që ndërtohen këtu,” tha Lutnick.
Duke mbrojtur politikat ekonomike të presidentit, Lutnick e mohoi idenë se përdorimi i tarifave nga Trump po shkakton kaos. “Nuk janë aspak kaotike, ata që mendojnë se do shkaktojnë kaos, po tregohen budallenj,” shtoi ai.
Komentet e Lutnick vijnë pas intervistës së Trump në Fox News, ku ai u pyet nëse ekonomia amerikane po përballej me një recesion ose rritje të çmimeve si pasojë e vendimeve të tij për tarifat. Trump e mohoi recesionin ën SHBA dhe tha se vendi ishte thejsht në një “periudhë tranzicioni”.
“Ajo që po bëjmë është shumë e madhe. Ne po e kthejmë pasurinë në Amerikë. Kjo është një gjë e madhe, dhe gjithmonë ka periudha, kërkon pak kohë. Duhet pak kohë, por mendoj se do të jetë e mrekullueshme për ne,” tha Trump.
LEXONI GJITHASHTU:
Atentati ndaj Donald Trump në 2024! Publikohet raporti që zbulon dështimet operacionale nga Shërbimi Sekret
U rrëmbye nga persona të armatosur në qershor, gjendet e vdekur gazetarja në Meksikë
Zjarr masiv në Costa Brava të Spanjës, izolohen mbi 10 komunitete turistike
- 22:26 Sagnol: Michael Olise është futbollisti më i mirë në botë, meriton “Topin e Artë”
- 22:24 Çollaku komenton Kuvendin Kombëtar të protestës: Është kurth për ta shuar
- 22:23 Zvicra kalon në 1/8 e finales, mposht bindshëm Algjerinë me dy gola në Vancouver
- 22:23 E pabesueshme! Prekja e topit me flokë i mohoi Kroacisë barazimin ndaj Portugalisë
- 22:17 Harry Kane thyen rekorde, por jo tregun: pse një nga futbollistët më të mëdhenj të botës nuk është një supermarkë?
- 22:15 Atentati ndaj Donald Trump në 2024! Publikohet raporti që zbulon dështimet operacionale nga Shërbimi Sekret