Reali ia del sërish ndaj Atletico, zbulohen çiftet çerekfinaliste në Champions
Reali i Madridit ka eliminuar Atletikon nga Champions League pasi e mposhti në penallti, ndërsa 120 minuta lojë u mbyllën me fitoren minimale të vendasve. Në duelet e tjera kualifikim regjistruan Dortmund, Arsenal e Aston Villa.
Në momentin kur mendon se e ke mposhtur Realin e Madridit, në atë pikë sheh humbjen që vjen përballë teje, kështu ndodhi dhe në derbin e qytetit ndaj Atletico. Los Blancos arritën të sigurojnë biletën për në çerekfinale me një lojë aspak pozitive dhe dominim nga kundërshtari. Goli i vetëm i sfidës erdhi që në sekondat e para me autor Gallagher, që kaloi përpara Los Colchoneros. Një penallti e shpërdoruar nga Vini Jr bëri që dueli të shkonte në shtesë me rezultatin e përgjithshëm 1-1. Kur 120 minuta nuk sollën asgjë, u ekzekutuan penalltitë, aty ku galaktikët triumfuan 4-2. Te Atletico gabuan Alvarez dhe Llorente, ndërsa te Reali Vazquez.
Në sfidat e tjera nuk pati histori; kaluan më tej Dortmundi, Aston Villa dhe Arsenali. Në Francë, Lille shënoi e para, por u përmbys nga Dortmund, që fitoi me shifrat 1-2. Pas një pjese të parë me rrjeta të paprekura dhe një karton të kuq për Club Brugge, në fraksionin tjetër Aston Villa shënoi 3 herë, duke regjistruar rezultatin e përgjithshëm 6-1. Në Londër, Arsenali vendas, ndryshe nga një javë më parë, u tregua i kursyer përballë PSV, me duelin e dytë që u mbyll 2-2. Një barazim që nuk i shërben askujt.
Në çerekfinale, Arsenali përballet me Realin, Aston Villa me PSG, Bayern me Interin dhe Dortmund me Barcelonën.
I moshuari humb jetën në liqenin e Pogradecit, dyshohet se pësoi infarkt sapo hyri në ujë (VIDEO)
Përfundon me një të vdekur pengmarrja në një bankë në Gjermani, arrestohet autori
“Reshje dhe shtrëngata të forta të premten”, Bashkia Himarë del me njoftim zyrtar
- 18:35 I moshuari humb jetën në liqenin e Pogradecit, dyshohet se pësoi infarkt sapo hyri në ujë (VIDEO)
- 18:29 Ngërçi politik, Vetëvendosje pret marrëveshje me LDK para konstituimit të Kuvendit
- 18:26 Përfundon me një të vdekur pengmarrja në një bankë në Gjermani, arrestohet autori
- 18:10 57% e shqiptarëve thonë se të ardhurat u mjaftojnë vetëm për nevojat minimale
- 18:04 “Reshje dhe shtrëngata të forta të premten”, Bashkia Himarë del me njoftim zyrtar
- 17:55 Trump: SHBA do ta mbajë Iranin përgjegjës nëse Huthitë sulmojnë anijet