Gazeta kroate thotë se gazetarët e saj s’u lejuan të hyjnë në Serbi
Gazeta kroate, Slobodna Dalmacija, njoftoi të premten se ekipi i saj nuk është lejuar të hyjë në Serbi për gjoja arsye se paraqesin rrezik sigurie.
Gazetari Petar Cikes dhe fotoreporteri Tom Dubravec u nisën për në Beograd për ta mbuluar një protestë të madhe studentore, e cilat është thirrur të shtunën e 15 marsit në kryeqytetin serb.
Slobodna Dalmacija – me seli në Split – tha se policia serbe e ndaloi ekipin e saj kur mësoi se ata ishin gazetarë dhe se, pas dy orëve pritje, u njoftuan se e kanë të ndaluar hyrjen në Serbi.
Slobodna Dalmacija shpjegoi në uebsajtin e saj në internet se autoritetet serbe u thanë gazetarëve të saj se “është vërtetuar se ekziston një vlerësim negativ i rrezikut të sigurisë në lidhje me hyrjen dhe qëndrimin e të huajve në territorin e Republikës së Serbisë”.
Gazeta bëri të ditur se ekipi i tyre gazetaresk nuk ishte i vetmi që u kthye mbrapsht nga autoritetet serbe kufiri.
Ministria e Brendshme e Serbisë (MPB) nuk i është përgjigjur menjëherë pyetjes së Radios Evropa e Lirë lidhur me këtë rast dhe nëse gazetarët nga Kroacia e kanë të ndaluar hyrjen në Serbi.
Më parë, Ministria e Jashtme e Kroacisë u bëri thirrje qytetarëve kroatë ta shtyjnë udhëtimin në Serbi për shkak të protestës së paralajmëruar më 15 mars në Beograd.
Studentët, të cilët i kanë bllokuar fakultetet anembanë Serbisë për më shumë se tre muaj, kanë bërë thirrje për një protestë në Beograd më 15 mars. Disa studentë u nisën në këmbë për në Beograd disa ditë para protestës. Ata shoqërohen nga qytetarë, por edhe maturantë.
Studentët në bllokadë, ndër të tjera, kërkojnë përgjegjësi penale dhe politike për vdekjen e 15 njerëzve nga shembja e një strehe në stacionin hekurudhor të Novi Sadit më 1 nëntor 2024. Ata u mbështetën nga disa pedagogë që pezulluan mësimin, si dhe nga avokatë dhe disa fermerë e punonjës të kulturës.
Protestat masive dhe bllokada janë mbajtur deri më tani në Novi Sad, Kragujevc dhe Nish.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi në ditët para protestave se ai pret që “opozita të organizojë dhunë të madhe më 15 mars” dhe se “të gjithë ata që marrin pjesë në të do të arrestohen”. Ai nuk ka dhënë asnjë provë për këto pretendime.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset