Zjarri në diskotekën e Koçanit: Prokuroria e Maqedonisë së Veriut nis hetimet

16 Mars 2025 | 10:57

Një tragjedi e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në diskotekën “Puls” në Koçan, ku një zjarr i shkaktuar nga shkëndijat e fishekzjarreve ka marrë jetën e 51 të rinjve dhe ka lënduar rreth 100 persona të tjerë. Zjarri shpërtheu pas përdorimit të mjetëve piroteknike, të cilat kapluan tavanin prej materiali lehtësisht të djegshëm.

Licenca e diskotekës ishte në fuqi deri më 24 mars, dhe ndonëse ka pasur disa ndryshime në pronësinë e diskotekës, pronari aktual i arrestuar ka qenë gjithmonë pjesë e strukturës pronësore. Hetimet për këtë ngjarje tragjike janë duke u zhvilluar në terren për të sqaruar rrethanat e zjarrit.

Prokuroria ka njoftuar se ka formuar një ekip prokurorësh, përfshirë pesë prokurorë nga Koçani, Shtipi dhe Shkupi, të cilët janë duke udhëhequr hetimet për këtë ngjarje tragjike, në bashkëpunim me shërbimet e tjera kompetente.

Në Shkup, ku janë pranuar disa nga të lënduarit, të afërmit e tyre po presin informacion për gjendjen e tyre. Një numër i madh qytetarësh ka ofruar ndihmën e tyre për dhurim gjaku, por Instituti për Mjekësi Transfuzionale ka njoftuar se ka sasi të mjaftueshme të gjakut dhe përbërësve të gjakut për të përballuar kërkesat.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026