Mickoski kërcënon BDI-në: S’do kemi mëshirë për ata që mbajnë konferenca në mesnatë

17 Mars 2025 | 14:08

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka komentuar konferencën për shtyp të nënkryetarit të BDI-së, Arbër Ademi, të mbajtur mbrëmjen e djeshme, lidhur me rastin tragjik të djegies së diskotekës në Koçan, ku humbën jetën 60 persona.

Në deklaratën e tij, kryeministri maqedonas kërcënoi dhe zyrtarët e BDI, duke thënë se nuk do të ketë tolerancë ndaj atyre që përpiqen të shfrytëzojnë tragjedinë për përfitime politike, veçanërisht duke luajtur me kartën etnike.

Duke u ndalur te tragjedia, Mickoski theksoi se hetimi do të jetë i plotë dhe i pamëshirshëm ndaj atyre që janë përgjegjës.

“Nuk ka vend për politikë në këtë çështje. Do të përgjigjeni të gjithë, dhe nuk do të ketë mëshirë. Ata që kanë guximin të bëjnë politikë në kurriz të qytetarëve dhe jetëve të humbura të fëmijëve, do të përballen me pasojat. Nga shtëpia do t’i nxjerrim, dhe nëse mendojnë të luajnë me kartën etnike dhe politike, siç tentuan mbrëmë, ata do të përballen me çdo ndëshkim,” deklaroi Mickoski.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026