Doli jashtë lokalit por u kthye të shpëtonte të tjerët, si vdiq këngëtari i njohur
Zjarri masiv që përfshiu klubin e natës “Pulse” në Koçan, Maqedonia e Veriut, ka shkaktuar një tragjedi të rëndë, duke marrë jetën e të paktën 59 personave. Ngjarja, e cila ka tronditur opinionin publik, ndodhi gjatë një koncerti ku ndodheshin rreth 500 persona.
Mes viktimave është edhe Andrej Gorgievski, një nga themeluesit e grupit të njohur të hip-hop-itDNK. Sipas dëshmitarëve, Gorgievski fillimisht arriti të largohej nga ndërtesa, por u rikthye për të ndihmuar të tjerët. Fatkeqësisht, ai mbeti i bllokuar nga shembja e tavanit, duke humbur jetën së bashku me dhjetëra persona të tjerë, përfshirë disa të mitur.
Kush ishte Andrej Gorgievski?
I lindur dhe rritur në Shkup, Gorgievski ishte një nga figurat kryesore të hip-hop-it maqedonas. Ai e themeloi DNK në fillim të viteve 2000 së bashku me Vladimir Blažev (Panço), i cili ndodhet në spital me djegie të rënda. Grupi DNK u bë i njohur për temat sociale, miqësinë dhe dashurinë në tekstet e tyre, duke prodhuar hite si Fala, Ako utre me nema, Srce, Amajlija dhe Romani.
Ndër viktimat e tragjedisë janë gjithashtu tastieristi Filip Stefanovski, kitaristi Aleksandar Kolarov, bateristi Gorđi Gorđiev dhe vokalistja mbështetëse Sara Projkovska. Mes të ndjerëve janë edhe beatboxeri Martin Atanasovski (Martin Buco) dhe Igor Velkov, një tjetër baterist i grupit.
Këngëtarja e njohur maqedonase, Kaliopi, reagoi në rrjetet sociale, duke shkruar: “Andrej… Zemra ime po copëtohet. Humanizmi yt shkëlqeu edhe në çastet e fundit, duke shpëtuar jetë. Nuk duhej të ishte kështu… Ndihem e pikëlluar dhe e zemëruar.”
Autoritetet maqedonase kanë nisur hetimet për shkaqet e zjarrit, ndërsa sipas të dhënave paraprake, ai dyshohet të jetë shkaktuar nga efektet skenike vizuale që ndezën një pjesë të çatisë prej druri. Klubi rezulton të ketë funksionuar me një licencë të falsifikuar dhe me mungesa të rënda në kushtet e sigurisë.
Pronari i klubit, i cili tentoi të largohej nga vendi, është arrestuar së bashku me 19 persona të tjerë, përfshirë ish-zyrtarë shtetërorë. Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, e cilësoi ngjarjen si një “vrasje masive”, duke premtuar ndëshkime të rrepta për përgjegjësit.
Tragjedia ka shkaktuar një valë pikëllimi dhe zemërimi në vend, ndërsa qeveria ka shpallur shtatë ditë zie kombëtare në nder të viktimave.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë