Qytetarët në Koçan shkatërrojnë kafenenë e pronarit të diskotekës, policia s’ndërhyn

17 Mars 2025 | 16:50

Qytetarët e revoltuar në Maqedoninë e Veriut kanë shkatërruar një kafene nën pronësinë e të njëjtit person që zotëronte edhe diskotekën “Puls” ku humbën jetën 59 persona.

Pas tragjedisë së ndodhur një ditë më parë, qytetarët u mblodhën këtë të hënë në qendër të Koçanit për të nderuar viktimat, por edhe për të kërkuar drejtësi.

Protesta e tyre nisi në mënyrë paqësore, në vijim ata u drejtuan drejt bashkisë së qytetit ku kanë goditur me vezë godinën.

Më pas një grup njerëzish shkuan në rrugën Dimitra Vlahovića dhe shkatërruan një ndërtesë në pronësi të një DJ, i njëjti njeri që ka në pronësi edhe “diskon e vdekjes”, ku humbën jetë 59 persona.

Qytetarët fillimisht kanë gjuajtur me gurë kafenenë, e më pas kanë goditur me shqelma gjithçka që u doli para. Ajo që bën përshtypje, është se ndonëse policia ishte e pranishme, nuk ka ndërhyrë.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë u shënua në orën 3:00 të mëngjesit të 16 marsit. Flakët dyshohet të jenë shkaktuar nga fishekzjarrët e hedhura në skenë ndërkohë që performonte banda muzikore DNK. 59 persona nuk arritën të mbijetonin ndërsa 155 të tjerë kanë pësuar lëndime.

Gjithashtu ministri i punëve të brendshme Pançe Toshkovski njoftoi se për këtë ngjarje janë rreth 20 të dyshuar, ndërsa diskoteka pa pasur leje të falsifikuar.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e pestë e protestës, qytetarët marshim në Tiranë

Qytetarë dhe aktivistë pritet të zhvillojnë këtë të enjte protestën e pestë radhazi kundër projektit për ndërtimin e një resorti turistik në zonën e mbrojtur...
20:18 | 04/06/2026

FOTOLAJM/ Del pankarta zyrtare e protestuesve: Nuk ka negociata, kërkesat janë të qarta

Në ditën e pestë të protestës, organizatorët kanë prezantuar pankartën zyrtare të tubimit, ku shfaqet edhe adresa e faqes së tyre informuese, “ShqiperiaNukShitet.com”. Mesazhi i...
19:03 | 04/06/2026

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026