Thaçi nuk lejohet të shkojë në varrimin e babait, ministrja Haxhiu: Vendim absurd
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar kundër vendimit të Gjykatës Speciale, i cili nuk lejon ish-presidentin Hashim Thaçi të marrë pjesë në varrimin e babait të tij, duke e quajtur apsurd.
Ajo ka shkruar në Facebook se proceset gjyqësore duhet të jenë të drejta e të bazuara mbi respektimin e të drejtave më elementare njerëzore.
“Nuk ka gjë më njerëzore sesa të marrësh pjesë në varrimin e prindit. Andaj, krejt absurde nga ajo që kuptuam nga mediat se ish-presidentit Thaçi nuk i është dhënë leja për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të babës. Lidhur me këtë vendim të padrejtë do t’i shkruaj kryetares së Dhomave të Specializuara”, ka shkruar ajo.
Kundër vendimit të Speciales ka reaguar edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe Organizata e Veteranëve të luftës së UÇK-së.
Haxhi Thaçi, babai i ish-presidentit Hashim Thaçi, ka vdekur të dielën në orët e vona. Nesër, që nga mëngjesi në Skenderaj do të ketë homazhe dhe një mbledhje komemorative, e cila mbahet në orën 12:00. Kurse, varrimi i babait të ish-presidentit Thaçi bëhet në orën 15:00, në fshatin Burojë të Skenderajt.
LEXONI GJITHASHTU:
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje