Rama: Jemi përpara me negociatat, kemi lënë pas Maqedoninë, Malin e Zi dhe Serbinë
Kryeministri Edi Rama ka folur në rubrikën “Sy m’sy” lidhur me negociatat me Bashkimin Europian. Rama u shpreh se Shqipëria do ketë shansin të futet në BE dhe shqiptarët do mund të lëvizin me pasaportat e BE-së nëse qeveria e udhëhequr prej tij fiton mandatin e katërt në zgjedhjet e 11 majit.
Duke iu përgjigjur ndjekësve të cilët e kanë pyetur se përse kjo nuk është arritur më herët, Rama u shpreh se Shqipëria ndonëse e ka nisur procesin e negociatave me BE shumë më vonë se fqinjët e saj, tashmë ka përparuar dhe është më afër se to në procesin e anëtarësimit.
“Së pari më shumë se një fitore për mua personalisht, apo për Partinë Socialiste, është një fitore për të gjithë hyrja në Bashkimin Europian. E dini kur i ka filluar negociatat Mali i Zi? Në vitin 2012, ne i kemi filluar vjet. Serbia i ka fillua negociatat në vitin 2014. E dini se ku gjendet sot Serbia dhe ku gjendemi ne në procesin e negociatave? Jemi ne përpara. E dini kur është bërë Maqedonia e Veriut kandidate për Bashkimin Europian në vitin 2005, 20 vjet më parë, akoma nuk i ka hapur negociatat. Për çfarë flisni? Çfarë e dini ju hyrjen në Bashkimin Europian?”,-tha Rama.
LEXONI GJITHASHTU:
- Rama: Zgjedhjet e 11 majit, hap vendimtar drejt anëtarësimit të Shqipërisë në BE
- Rama uron zgjedhjen e Kryepeshkopit të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë
Berisha akuzon Ramën për reformën territoriale: Erdhi në Kuvend për ta varrosur
Erëra të forta dhe det i trazuar gjatë së premtes, apeli i Kapitenerisë së Vlorës për pushuesit dhe operatorët
Deçan, 56-vjeçari humb jetën nga të shtënat me armë zjarri, dyshohet se u qëllua nga djali i tij
- 16:57 Berisha akuzon Ramën për reformën territoriale: Erdhi në Kuvend për ta varrosur
- 16:30 Erëra të forta dhe det i trazuar gjatë së premtes, apeli i Kapitenerisë së Vlorës për pushuesit dhe operatorët
- 16:26 Kryeministri Rama largohet nga Kuvendi, opozita hedh shishe dhe karton drejt tij (VIDEO)
- 16:12 Trump: Marrëveshja bërthamore me Riadin lidhet me njohjen e Izraelit
- 16:00 Deçan, 56-vjeçari humb jetën nga të shtënat me armë zjarri, dyshohet se u qëllua nga djali i tij
- 15:41 Deputetët e opozitës godasin tavolinat, PS voton rezolutat për institucionet e pavarura