“Prita ku mbeti i plagosur dhe njohja me Talo Çelën”, Dumani vijon dëshmitë në GJKKO

18 Mars 2025 | 11:42

Seanca në GJKKO për të akuzuarit e dosjes “Plumbi i Artë” ka vijuar edhe këtë herë me dëshminë e bashkëpunëtorit të drejtësisë, Nuredin Dumani.

Këtë të martë ai i është përgjigjur pyetjeve të avokatit të Fatos Gosës, një nga të pandehurit e dosjes.

Gjatë dëshmisë, Dumani ka folur për njohjen e tij me Talo Çelën, takimin e fundit me të, si dhe për momentin kur shkoi në Elbasan me qëllim për të vrarë Otin e Elbasanit.

Sipas Dumanit, kjo ishte një pritë ku ai mbeti i plagosur dhe tha se i ishte organizuar nga Suel Çela.

Avokati i Fatos Gosës, Parparim Kulluri pyetje për Nuredin Dumanin: Si jeni arrestuar herën e fundit? Pse nuk e vratë Otin e Elbasanit?

Nuredin Dumani: Sepse Oti nuk ishte as në Elbasan as në Shqipëri. Mua më ka nxjerrë në pritë Sueli. Unë kam shkuar atë ditë në Elbasan bashkë me Henrik Hoxhën të vrisnim Ot Kilën. Shkuam me dy makina, por ai nuk ishte fare në Elbasan. Henrik Hoxha ishte me një E Class të marrë me qira në Fier. Henrik Hoxha komunikonte shpesh me Suel Çelën me Matrix dhe me një program tjetër. Unë me Suel Çelën kam folur vetëm në momentin e atentatit, do dalin të gjitha në Matrix.

Avokati Përparim Kulluri: Çfarë ju ka premtuar prokuroria për marrëveshjen e bashkëpunimit?

Nuk më ka bërë njeri presion për të bërë marrëveshjen me prokurorinë. Unë kam treguar, prokuroria nuk më ka premtuar gjë. Nuk kam çfarë të marr në këmbim.

Njohja me Talo Çelën dhe takimi i fundit me të

Avokati Përparim Kulluri: Kur e njohe Talo Çelën?

Me Talo Çelën jam njohur në fund 2009-2010, përmes Ilirjan Feçit. Me Talon i prisha marrëdhëniet sepse ai do vriste vëllain tim. Talo Çela më ka thënë që komunikonte me Fatos Gosën me telefon të kriptuar. Me Talo Çelën takimin e fundit e kemi bërë në shtëpinë time, në 2019, ose fillimi i 2020. Kam folur me të në telefon, kjo është në Sky ECC. Ka qenë vera e 2020. Që prej atëherë nuk kam më komunikim. Ai më kërkoi të vrisja Erjon Alibej për 2 milionë euro. E kam takuar Fatos Gosën te “Pishat” në Peqin. Fatos Gosën e kam takuar dy herë. E kam parë disa herë. Zonën nga Rrogozhina në Elbasan e njoh shumë mirë. Unë kam qenë me makinë të vogël, 2-3 minuta ndenja. Ika për Durrës pastaj. Fatosin e njihja edhe më përpara. Pas daljes time nga burgu u takuam për herë të parë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026