“Më dhatë 40 mijë euro për të vrarë Fatmira Dedën”- Dumani përplaset me Petrit Qolin

4 Mars 2025 | 15:43

Në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar është mbajtur seanca e radhës për megaprocesin “Plumbi i Artë”. Gjatë kësaj seance, i penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani, vazhdoi të dëshmonte dhe të jepte përgjigje për pyetjet e drejtuara nga avokatët e të pandehurve. Dumani ka përshkruar detaje të reja lidhur me vrasjen e Fatmira Dedës, krim për të cilin akuzoi bashkëpunëtorin e tij, Talo Çelën.

Sipas Dumanit, vrasja e Fatmira Dedës u urdhërua nga Agron, Festim dhe Petrit Qoli, pasi Fatmira Deda i akuzonte ata për vrasjen e djalit të saj, Ervis Dedës, dhe po kërkonte drejtësi për birin e saj.

Pjesë nga diskutimet në gjyq:

Dumani: “Festim Qoli më premtoi 40 mijë euro, dhe po ashtu do të përfshihesha edhe në trafikun e kokainës. E dija që Petrit Qoli merrej me biznes. 30 mijë euro mi ka dhënë Petrit Qoli, disa ditë pas ngjarjes. 10 mijë euro i mora paradhënie, nga Festim Qoli.”

Petrit Qoli: “Kush ishte dëshmitar i takimit tonë, pas ngjarjes tek lokali, një dëshmitar të më gjej unë dua të varim francezët në gijotinë.”

Dumani: “Ky ka ndërtuar xhami, por me hyp në maj të minares është rrezik se bie poshtë. Ky ka ndihmuar edhe një turk në 2014 të shkonte në fund të detit, por s’ja di emrin atij turkut. Fatmira Deda që ditën 1 kur u vra Ervis Deda ose Losha, ajo bënte përgjegjësi dy vëllezërit Petrit dhe Festim Qoli, për vrasjen e djalit të saj.”

Petrit Qoli: “Kam 3 faqe hyrje kam, po nuk ju binda që jam i pafajshëm, atëherë unë jam krijesa më e shpifur në gjithë tokën shqiptare.”

Gjatë fjalës së tij, Petrit Qoli nuk i kurseu akuzat në drejtim të SPAK, policisë dhe të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani.

Petrit Qoli: “Ditën kur ka dëshmuar para jush, mos kanë qenë para jush sëmurë, ka qenë konfuz, s’ka qenë në rregull. Në seancat e para sytë i shkëlqenin, se shpëtove nga vdekja apo se fute në burg njerëzit që urreje, cili nga këto është i vërtetë? Ku ishe ti kur prisje SMS nga Agroni?”

Dumani: “Unë e kam sqaruar kam vajtur afër pallatit para se të më vinte SMS nga Agroni.”

Petrit Qoli: “Vetëm atë ditë të ka dërguar SMS?”

Dumani: “Jo edhe herë të tjera.”

Petrit Qoli: “Pse ju ka dështuar plani?”

Dumani: “Nuk ka dështuar plani, thjesht s’kemi qenë gati.”

Petrit Qoli: “Unë jam kapiten, jam kapos, pse s’më ke kërkuar ndihmë ti mua, kur dikush më detyron mua, unë i nxjerr sytë, pse s’më ndihmon? Pse nuk i tregon prokurorit që ke lindur me bir në zemër, ka lindur me defekt. Verifikojeni e nderuar trup gjykues, është operuar në Francë nga zemra. Ky e ka babanë burrë me vlera, fati i tij i keq, ti je i ndyrë, për ca topa letre ke vrarë njerëz.”

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026