Ministri i Shëndetësisë i RMV jep shifrat e të plagosurve: Si është gjendja e tyre
Situata e disa prej të plagosurve nga tragjedia në Maqedoninë e Veriut vazhdon të jetë kritike.
Këtë e ka bërë të ditur për Euronews Albania, Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari, i cili tha se për momentin janë 176 pacientë në total, pjesa më e madhe e tyre në Shkup (89 pacientë), ndërsa disa janë jashtë shtetit, kryesisht në shtete fqinje dhe mike.
“Gjendja e pacientëve aktualisht është stabël dhe jashtë rrezikut për jetën, por duhet theksuar se afërsisht 20 pacientë janë në gjendje kritike. Pjesa më e madhe e pacientëve në gjendje të rëndë janë në Bullgari dhe Greqi. Isha në Selanik dhe vizitova 5 prej tyre, ndërsa në Athinë janë 3 pacientë. Për momentin po udhëtoj nga Selaniku drejt Bullgarisë, ku në total atje kemi rreth 14 pacientë. Në Selanik ata janë në gjendje stabël, por në stadin kritik, të vendosur në respirator dhe pa ndjenja, por besoj se situata e tyre do të përmirësohet.” – tha Ministri i Shëndetësisë i Maqedonisë së Veriut, Arben Taravari.
Ai shtoi se në Maqedoninë e Veriut kanë ardhur rreth 15 mjekë nga shtete të tjera për mbështetje, ndërsa tha se ka qenë në komunikim të vazhdueshëm me palën shqiptare.
LEXONI GJITHASHTU:
Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit