Sulmohet me armë qendra e shitjeve të automjeteve Tesla në Las Vegas
Një sulm i armatosur ka ndodhur të martën në një qendër shitjeje të automjeteve Tesla në qytetin e Las Vegasit, duke lënë disa automjete të dëmtuara, ndër të cilat të paktën dy kanë shpërthyer në flakë. Autoritetet besojnë se autori i veshur me të zeza, përdori koktej molotov dhe armë zjarri për të realizuar sulmin rreth orës 2:45 të mëngjesit, sipas kohës lokale.
Ndihmëssherifi Dori Koren nga Departamenti i Policisë Metropolitane të Las Vegasit (LVMPD) tha në një konferencë për shtyp se të paktën pesë automjete Tesla u dëmtuan gjatë “të paktën tre raundeve” të të shtënave. Ai gjithashtu shtoi se fjala “rezisto” ishte shkruar me spërkatës në dyert e përparme të objektit të biznesit. Gjatë hetimit, një koktej molotovi i pandezur u gjet në një nga automjetet e dëmtuara.
Koren e përshkroi këtë incident si një “sulm të shënjestruar”, por shtoi se autoritetet besojnë se ishte një rast i izoluar dhe nuk ka ndonjë kërcënim të mëtejshëm për publikun e gjerë. Ai theksoi se si masë paraprake, është rritur prania e policisë në lokacionet e ndryshme të Teslas.
Shefi Ekzekutiv i Tesla-s, Elon Musk, e ka dënuar ashpër sulmin, duke e cilësuar atë “të çmendur dhe thellësisht të gabuar”. Musk shtoi se Tesla, si prodhues i automjeteve elektrike, “nuk ka bërë asgjë për t’i merituar këto sulme të liga”.
Ky sulm është pjesë e një vale sulmesh që kanë synuar objektet e Teslas, të cilat janë nxitur nga reagimet kundër aktiviteteve politike të Musk, përfshirë rolin e tij në Departamentin e Efikasitetit të Qeverisë (DOGE) nën administratën e ish-presidentit Trump.
Në reagim, Presidenti Donald Trump ka premtuar të etiketojë dhunën e tillë si terrorizëm të brendshëm dhe ka kërcënuar autorët me pasoja të rënda.
Për më tepër, javën e kaluar, Prokurorja e Përgjithshme Pam Bondi lëshoi një paralajmërim për vandalët që mund të synojnë Tesla-n, duke thënë: “Nëse do të prekni ndonjë Tesla, shkoni në një pikë shitjeje, bëni ndonjë gjë, më mirë kini kujdes sepse ne po ju ndjekim”.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 13:47 Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:30 Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë