Trump: SHBA-ja do të etiketojë dhunën kundër shitësve të Tesla-s si terrorizëm

12 Mars 2025 | 11:18

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se dhuna kundër shitësve të kompanisë së automobilave Tesla do të etiketohet si një akt i terrorizmit të brendshëm, si dhe u zotua për pasoja të rënda për autorët, transmeton Anadolu.

Duke folur së bashku me shefin ekzekutiv të kompanisë Tesla, Elon Musk, presidenti Trump theksoi mbështetjen e tij për prodhuesin e automjeteve elektrike.

Trump e quajti Tesla-n një “produkt të shkëlqyeshëm” dhe zgjodhi personalisht një Tesla Model S të kuq nga një flotë e parkuar në Shtëpinë e Bardhë. Ai tha se shpreson se lëvizja e tij do të rrisë shitjet e Tesla-s.

“Nëse ia bëni Tesla-s, të ndonjë kompanie tjetër, ne do t’ju kapim, ju do të kaloni nëpër ferr”, tha Trump, duke iu referuar sulmeve të fundit ndaj objekteve të Tesla-s të lidhura me një reagim kundër përfshirjes të Muskut në politikë.

Musk, i cili konfirmoi planet për të vazhduar si shef ekzekutiv i Tesla-s, njoftoi se kompania do të dyfishojë prodhimin e automjeteve të saj në SHBA në dy vitet e ardhshme.

Ngjarja në Shtëpinë e Bardhë rriti aksionet e Tesla-s, duke ofruar një pushim mes rënies së shitjeve dhe vlerës së aksioneve për shkak të vandalizmit dhe kritikave ndaj rolit të Muskut në administratën amerikane.

Tesla është përballur me një valë sulmesh ndaj tregtarëve dhe objekteve të saj, të nxitura nga pakënaqësia me aktivitetet politike të Muskut, përfshirë udhëheqjen e tij të Departamentit të Efikasitetit të Qeverisë (DOGE), që kërkon të shkurtojë fuqinë punëtore dhe programet federale.

Vandalizmi ka shkaktuar humbje të konsiderueshme financiare, duke nxitur qëndrimin e fortë të Trumpit dhe shfaqjen publike të mbështetjes për kompaninë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ligji për mafian, u jep familjeve italiane të drejtën të ‘çlirohen’ nga jeta e krimit

Fëmijët dhe të rinjtë e rritur në familje mafioze do të kenë një shans për t’u shkëputur nga krimi i organizuar sipas legjislacionit të ri...
19:13 | 16/07/2026

Ekzekutimi mafioz në Australi filmohet me dron dhe postohet në interenet: Jemi mafia shqiptare

Policia australiane ka shpallur një epokë të re të krimit të organizuar, pasi vrasësit përdorën një dron për të filmuar një ekzekutim mafioz në Sidnej...
19:08 | 16/07/2026

43 persona humbën jetën nga shembja e urës në Gjenova, ish-drejtori i autostradave italiane dënohet me 12 vite burg

32 persona, përfshirë ish-drejtorin ekzekutiv të operatorit të autostradave të Italisë, janë dënuar për shembjen e një ure në Gjenova në vitin 2018, në të...
18:50 | 16/07/2026