I dehur në timon u përplas me shtyllën, SPAK mbyll hetimet për deputetin e PD
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim deputetin e Partisë Demokratike, Qani Xhafa.
Ligjvënësi demokrat akuzohet për veprën penale “Drejtim i automjetit në mënyrë të parregullt”, parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal.
Nga hetimet ka rezultuar se më 11 mars të vitit 2023, Xhafa, aktualisht deputet në Kuvendin e Shqipërisë, ka shkaktuar aksident teksa drejtonte mjetin në gjendje të dehur.
Deputeti humbi kontrollin e mjetit dhe u përplas me një shtyll të ndriçimit rrugor duke shkaktuar vetëm dëme materiale.
Në kohën e aksidentit Qani Xhafa ishte kandidat për deputet dhe në atë kohë dosja u hetua nga gjykata e rrethit.
Por pasi Luciano Boçi la mandatin për të garuar për kryetar bashkie automatikisht Qani Xhafa u fut ne parlamenti dhe tashmë çështja ndaj tij duhet të gjykohet nga GJKKO.
“Nga tërësia e veprimeve hetimore ka rezultuar se më 11 mars 2023, i pandehuri Qani Xhafa, aktualisht Deputet në Kuvendin e Shqipërisë, duke drejtuar në gjendje të dehur automjetin tip Toyota me targa AB 457 IJ, në Bulevardin “Qemal Stafa”, Elbasan ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke u përplasur me një shtyllë të ndriçimit rrugor. Nga aksidenti janë shkaktuar dëme të lehta materiale.
I pandehuri Qani Xhafa ushtron funksionin e Deputetit në Kuvendin e Shqipërisë prej datës 19 Maj 2023”, thuhet në njoftimin e SPAK.
LEXONI GJITHASHTU:
Protesta qytetare, nis marshimi në kryeqytet
Protestat qytetare në Tiranë, reagojnë organizatorët për incidentin me flamurin e Izraelit: Mes nesh ka të infiltruar
Protesta qytetare në Tiranë, policia procedon 9 persona
- 22:36 Rama: Flamingot do të habiten me veten e tyre si ranë pre e korbave të shqiptarisë së rreme
- 22:25 Nga përdorimi i municioneve te dëmet në bazat ushtarake, ja sa miliarda dollarë i ka kushtuar lufta SHBA-së
- 22:17 FOTOLAJM/ Protesta qytetare, disa nga pankartat e ditës së 22
- 21:32 Protesta qytetare, nis marshimi në kryeqytet
- 21:23 E nxitur nga rikthimi i Yamalit, Spanja arriti një fitore të shkëlqyer ndaj Arabisë Saudite
- 21:05 Lufta ‘zbret’ në futboll-Irani përballet me kufizime nga SHBA: Udhëtim vetëm 24 orë para ndeshjeve të tyre