Moti “kërcënon” prodhimin, fermerët e drufrutorëve në Maliq i mbrojnë me tym e zjarr

20 Mars 2025 | 16:57

Reshjet e dëborës shoqëruar me temperatura të ulëta në juglindje të vendit kanë dëmtuar me mijëra pemë drufrutorësh.

“Temperaturat ne juglindje të vendit janë ulur ndjeshëm deri në – 7 gradë celsius e mbi 600 hektarë drufrturorë qershi, kumbulla e pjeshke rrezikojnë të dëmtohen. Për fermerët një nga mënyrat për të mbrojtur prodhimin e tyre është ndezja e zjarreve.”

Dritan Rukaj dhe Arian Cenkollari janë fermerë nga fshati Leminot i Maliqit. Të dy kanë mbjellë kumbulla të hershme, sipërfaqe që rrezikojnë prodhimin e pritshëm e bashkë kanë qenë të detyruar t’i rikthehen metodës tradicionale, tymit të zjarrit.

“Sivjet kushtet atmosferike na kanë besuar nuk e kemi pritur këtë kohë e tani me mjetet tona me tym mundohemi t’i mbrojmë. Me sa kemi dëgjuar që kjo i mbron, të shohim, mundohemi. Unë nuk mbaj mend në këtë kohë të ketë patur të tilla temperatura. Po vazhdoi kështu do kemi goxha dëmtime në pemët që kanë çelur “,-tha fermeri Dritan Rukaj.

Për shkak të temperaturave në Korçë ne kemi marrë masa të shpëtojmë drufrutoret në lulëzim e sipër. Kemi marrë materiale për të ndezur zjarr e do e mbajmë me tym gjithë natën sa të kemi mundësi, ne do bëjmë tonën, natyra të sajën. Të paktën 50% ta shpëtojmë. Kjo është e vetmja mënyrë artificiale për të ndërhyrë në këto raste, është e njohur e praktikuar në zonën tonë “,-tha fermeri Arian Cenkollari.

Në qarkun e Korçës ka një sipërfaqe prej 4200 hektarësh me drufrutore, kryesisht mollë, kumbull e qershi. Dy të fundit janë të rrezikuara nga temperaturat e ulëta të këtyre ditëve.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Irani paralajmëron SHBA-në dhe aleatët: Çdo sulm do të marrë përgjigje të fortë

Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, i ka dërguar një mesazh paralajmërues Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të tyre, duke deklaruar se Teherani do...
22:16 | 22/07/2026

Rama në ceremoninë e diplomimit të oficerëve të rinj: Deri në 2030 pagat e FA-së sa mesatarja e NATO-s

Kryeministri Edi Rama mori pjesë mbrëmjen e kësaj të mërkure në ceremoninë e diplomimit të 67 oficerëve të rinj në Akademinë e Forcave të Armatosura....
22:01 | 22/07/2026

Atentati me 3 të plagosur në Elbasan, gazetari: Dyshohet për lajthitje në objektiv

Gazetari i Euronews Albania, Eni Ferhati, ka sjellë detaje të reja lidhur me plagosjen e trefishtë të ndodhur mbrëmjen e së hënës në Elbasan. Sipas...
21:58 | 22/07/2026