Zgjedhjet e 11 majit, çfarë peshe ka vota preferenciale

21 Mars 2025 | 16:24

Në zgjedhjet e 11 majit, pas ndryshimeve që iu bën Kodit Zgjedhor, vota preferenciale do të ketë sërish një impakt në përcaktimin e deputetëve që do të marrin mandatin për legjislaturën 2025-29.

Këtë herë për dallim nga zgjedhjet e 25 prillit 2021, vota preferenciale nuk do të prek të gjithë kandidatët, por vetëm ata që do të jenë në listë të hapur. Për këta të fundit këtë herë nuk do të ketë prag, por vetëm numri i votave që do të marrin, krahasuar me rivalët e tjerë brenda partisë.

Pra nëse në fletën e votimit ata janë të vendosur në rend alfabetik, pas numërimit të votave do të rirenditen dhe më të votuarit dalin në krye në pritje për të marrë mandatin nga vota që do prodhojë partia ose koalicioni me të cilin ata kandidojnë.

Në varësi të mandateve që një subjekt partiak do të marrë nga lista e hapur, në Parlament do të shkojnë ai/ajo kandidat që do të marrë qoftë edhe një votë më shumë se të tjerët.

Në fletën e votimit, qytetarët mund të votojnë për një parti dhe njërin prej kandidatëve të saj, vetëm për një parti ose vetëm për një kandidat. Të pavlefshme fletën e votimit do e bënte votimi i dy partive në kolona të ndryshme ose i dy kandidatëve të dy partive të ndryshme.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026