Erdogan dënon protestat në Turqi: Nuk do i dorëzohemi vandalizmit

21 Mars 2025 | 20:40

Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan ka dënuar protestat në Turqi disa ditë pas arrestimit të një figure kryesore të opozitës kryebashkiakut të Stambollit Ekrem Imamoglu.

Në një fjalim të premten, Erdogan tha se qeveria e tij nuk do t’i “dorëzohet” “vandalizmit” ose “terrorit të rrugës” përpara protestave të tjera të planifikuara.

“Nuk do të pranojmë prishjen e rendit publik”, shtoi ai.

Të mërkurën, policia arrestoi kryetarin e bashkisë së Stambollit, Ekrem Imamoglu, ai akuzohet për korrupsion dhe ndihmë për grupet terroriste.

Kritikët e qeverisë janë mbledhur në qytete anembanë Turqisë në protestë, me turma të grumbulluara sërish në Stamboll dhe Izmir të premten, duke sfiduar ndalimet e demonstratave. Të enjten, 53 persona u arrestuan në protesta, tha ministri i brendshëm.

Ozgur Ozel, kreu i partisë së Imamoglu, Partia laike Republikane Popullore (CHP) ka bërë thirrje për një protestë të tretë të natës jashtë bashkisë së Stambollit në orën 20:30.

Ai u kërkoi gjithashtu njerëzve kudo në Turqi që të demonstrojnë në mënyrë paqësore në të njëjtën kohë, kudo që ndodhen në vend.

Thyeni ato barrikada pa dëmtuar policinë, dilni në rrugë dhe sheshe”, tha ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026