Depardieu sërish në gjykatë, aktori i njohur akuzohet për ngacmim seksual të 2 grave
Aktori i famshëm francez Gerard Depardieu do të dalë sot para një gjykate penale në Paris me akuzat për sulm seksual, ngacmim seksual dhe abuzim seksist ndaj dy grave gjatë xhirimeve të një filmi në vitin 2021.
Fillimisht i planifikuar për në tetor, gjyqi u shty për shkak të gjendjes shëndetësore të aktorit 76-vjeçar, raportoi Le Figaro.
Depardieu, i cili është shpallur kompetent për t’u gjykuar, përballet me deri në pesë vjet burg dhe një gjobë prej 75,000 euro.
Sulmet e supozuara ndodhën në vitin 2021, në një vilë private në lagjen e 16-të të Parisit, në xhirimet e filmit të Jean Becker “The Green Blinds”.
Midis xhirimeve, aktori dyshohet se ka sulmuar seksualisht skenografen Ameli 54 vjeçe dhe asistent regjisoren Sara 34 vjeçe.
Tetorin e kaluar seanca u shty për shkak të shqetësimeve për shëndetin e aktorit.
Avokati i aktorit, Jeremy Assu, shpjegoi se Depardieu vuante nga diabeti dhe se fundmi i ishte nënshtruar një operacioni të katërfishtë bajpas.
LEXONI GJITHASHTU:
11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 14:03 SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
- 13:54 Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në