Shfaqja “15 ditë prilli” ngjitet në skenën e Teatrit Kombëtar nga Anisa Markarian
Shfaqja që i flet së shkuarës, por bazohet te e tashmja dhe ngre pikëpyetje për të ardhmen u ngjit këtë fundjavë në skenën e Teatrit Kombëtar.
Drama “15 Ditë Prilli” e Anisa Markarian, me regji të Driada Dervishit erdhi në skenë e gërshetuar me situata groteske dhe humori.
“Është një teatër që gërsheton mjaft satirë, parodinë, por nga ana tjetër është edhe një teatër social, me nota politike. Shpresoj që një shfaqje teatri mund të ndikojë jo vetëm për të reflektuar por edhe për të ndryshuar”, tha Driada Dervishi, regjisore.
Për gati 100 minuta ky dramatizim përshkruan festimet e detyruara për ditëlindjen e e diktatorit.
“15 Ditë Prilli” është një vepër që ngërthen dramën, emocionin dhe reflektimin mbi jetën dhe historinë.
Kalimi i saj nga faqet e romanit në skenën e teatrit sjell një dimension të ri, duke i dhënë publikut mundësinë të përjetojë nga afër historinë e saj të fuqishme.
“Kur bie urthi dhe njerëzit shohin për herë të parë horizontin, në radhë të parë zbulojnë që bota vazhdon, dhe si dyti i bëjnë një pyetje vetes: Përpara kësaj lirie që kemi para syve, të gëzohemi apo të shqetësohemi? Sepse edhe demokracia është një betejë për tu fituar”, tha Anisa Markarian, autore e veprës.
Skenari dinamik, skenografisë së pasur dhe efekteve të shumta u japin jetë 12 aktorët që interpretojnë plot 50 role.
Romani “15 Ditë Prilli” i Anisa Markarian, rrëfen ngjarje të një kohe që duket si e pakohë, por që i referohet qartë kohës së një sistemi totalitar, siç ishte Shqipëria e një të shkuare të afërt.
Me një ekip të talentuar krijues, shfaqja premton një qasje artistike të thellë dhe të ndjerë e cila do vijojë të shfaqet edhe fundjavën e ardhshme.
LEXONI GJITHASHTU:
Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare
“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve