U kthye nga Greqia në Shqipëri, 26-vjeçarja hap qendrën e trajnimit për fëmijë
Katerina Taçi është e reja e cila lindi dhe u rrit në Greqi ndërsa vitin e kaluar vendosi të braktiste shtetin helen për tokën e prindërve të saj. 26-vjeçarja hapi palestrën e parë për fëmijë në Korçë, ku fëmijët e qytetit mund të ushtrohen dhe të mësojnë se si të mbrohen.
“Kam lindur në Greqi, jam rritur atje, sivjet në tetor u ktheva në Shqipëri se doja të hapja palestrën time sepse nuk kishte në Korçë. Gjithmonë doja të kthehesha në Shqipëri në një moment, më pëlqen shumë. Atje kisha punuar në palestër, më duket se më mirë në Shqipëri”, tha Katerina Thaçi, trajnere.
Fëmijët sot po bëhen gjithmonë e më shumë të varur ndaj teknologjisë, ndaj Katerina vendosi t’u përkushtohej atyre ndërsa pati edhe mbështetjen e familjes së saj.
“I dua shumë fëmijët, të vegjël kam nga 3-4 dhe rritet mosha. Janë nja 20 fëmijë. Jam shumë mirë, me pëlqen shume, e shoh që vendi po përmirësohet. Greqia tani nuk është aq mirë, por kur do të bësh diçka për vete, punën tende, do gëzohen e ata. Do jetoj në Shqipëri, kismet Zotit”, shtoi Katerina.
Ajo kërkon të ndryshojë edhe një mentalitet e të sjellë aktivitet tek fëmijët.
“Mesa di unë është e para në Korçë, ka vetëm boks, marrin dhe vetëm fëmijët e mëdhenj sepse nuk kemi vënë akoma sportin shqiptar në rutinën tonë. Djemtë ne futboll, çupat në shtëpi. Mos të rrinë me tablet por të merren me çdo sport”, theksoi trajnerja.
Katerina është e reja që vendosi të kthehej në Shqipëri në kohën kur shumë bashkmoshatarë të saj shqiptare po largohen nga vendi.
LEXONI GJITHASHTU:
Aksident i rëndë në Elbasan-Librazhd, humb jetën 19-vjeçari pasi makina del nga rruga
Helmimi i Akademisë së Sigurisë, AKU: Analizat janë në rregull, zhbllokoni aktivitetin e SORI-AL
Shqipëria një hap larg kalimit në euro
- 19:47 Pse SHBA-të duan ta “çmontojnë” Gjykatën Penale Ndërkombëtare?
- 19:43 Dinamo shkruan historinë në Kazakistan, përmbysje spektakolare ndaj Astanës
- 19:27 Leo Messi, i jashtëzakonshëm, ylli argjentinas ka rikthyer veten në garën për “Topin e Artë”
- 19:21 Aksident i rëndë në Elbasan-Librazhd, humb jetën 19-vjeçari pasi makina del nga rruga
- 19:13 Ligji për mafian, u jep familjeve italiane të drejtën të ‘çlirohen’ nga jeta e krimit
- 19:08 Ekzekutimi mafioz në Australi filmohet me dron dhe postohet në interenet: Jemi mafia shqiptare