Zhvillohet për herë të parë Kampionati Kombëtar i Pingpongut në Gjirokastër

24 Mars 2025 | 18:23

Në Gjirokastër për dy ditë rradhazi u zhvillua Kampionati Kombëtar i Pingpongut për moshat 15 dhe 19 vjeç. Në këtë event sportiv morën pjesë reth 70 sportistë të ekipeve të K.S. Tiranës, Teutës, Elbasanit, Beratit dhe Përmetit. Pjesëmarrësit vlerësuan organizime të tilla në rrethe për ripërtëritjen e traditës në sportin e pingpongut.

“Për herë të parë organizojmë në Gjirokastër, Kampionatin Kombëtar të moshave U 15 dhe U 19,  nga të cilët do të dalin lojtarët më të mirë që do të përfaqësojnë edhe kombëtaren  shqiptare në aktivitetet e Ballkanit. Në Gjirokastër ka patur ping pong në vitet e para por sot shohim Gjirokastrën që nuk ka ekipe  për këto mosha por, ne e bëjmë edhe në formë sensibilizimi  që moshat e reja, kalamajtë dhe të rinjtë të afrohen tek ping pongu”, tha Tonin Binoshi, Sekretar i Federatës së Ping Pongut.

“Është kënaqësi që marrim pjesë sot në Gjirokastër sepse kjo ka të bëjë  me shtrirjen gjeografike  të këtij lloj sporti  që ka mbetur në kufijtë e minimumit. Jam shumë e surprizuar edhe nga  ambjenti i Pallatit të Sportit. Mendoj dhe respektoj të gjithë kontributin e të gjithë sportistëve pjesëmarrës në këtë aktivitet”, tha trajnere Greta Kovaçi.

Nga ana tjetër, dy sportistë, një vajzë dhe një djalë, shprehen mjaft të kënaqur që janë angazhuar në këtë aktivitet qoftë për vetë sportin e Ping Pongut që i mban aktiv, por jo vetëm, edhe avantazhi i të njohurit kultura të ndryshme teksa zhvillohet dhe jashtë Tiranës.

“Mendoj se ky kampionat është një organizim shumë i mirë, sepse jo vetëm që zhvillon edhe qytetet që janë jashtë Tiranës, jo vetëm të jetë gjatë gjithë kohës në qendër Tirana, por gjithashtu na bën edhe ne sportistëve të njihemi më shumë me njëri–tjetrin por edhe  të njohim kultura të ndryshme”, tha sportistja.

“Unë kam zgjedhur sportin e ping pongut dhe e ndjek që prej 7 vitesh këtë sport. Është sport i bukur, të mban gjallë, është aktiv”, tha i riu.

Tashmë qyteti i Gjirokastrës po shërben si qendër për organizimin e eventeve kombëtare dhe ndërkombëtate në sporte të ndryshme.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush

Kreu i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku gjatë një operacioni policor humbi jetën efektivi...
11:15 | 04/06/2026

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026

Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, mbërriti për mjekim të specializuar në Spitalin të Traumës ku...
10:55 | 04/06/2026