Erdogan akuzon opozitën në Turqi për prishje të qetësisë së qytetarëve

24 Mars 2025 | 18:41

Presidenti Rexhep Tajip Erdogan akuzon politikanët e opozitës në Turqi për prishje të qetësisë së qytetarëve me provokime pas një jave protestash.

“Unë besoj se nëse opozitës i mbetet ndonjë respekt, do të turpërohen për të keqen që i kanë bërë vendit,” thotë ai.

Trazirat filluan të mërkurën kur kryetari i bashkisë së Stambollit Ekrem Imamoglu, një kundërshtar i Erdoganit u arrestua me akuza për korrupsion.

Imamoglu e kaloi natën në burg të dielën dhe thotë se akuzat janë të motivuara politikisht, diçka që Erdogan e mohon

Turma të reja tani janë mbledhur në Stamboll për të gjashtën ditë radhazi protestash, ndërsa më herët, qeveria turke tha se 1,133 persona ishin arrestuar që nga fillimi i protestave.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026