Humbën orientimin në Malin e Priskës, Policia u vjen në ndihmë 3 turistëve grekë

24 Mars 2025 | 22:49

Shërbimet e Policisë kanë shpëtuar 3 turistë grekë, të cilët kishin humbur orientimin gjatë eksplorimit me motomjete në malin e Priskës, në fshatin Pavar, Ballaban. Shkaku i humbjes së orientimit ishin kushtet e vështira atmosferike, terreni i thyer dhe errësira.

Pas njoftimit të marrë nga turistët grekë, të cilët kërkonin ndihmë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet janë drejtuar në zonë për t’u ofruar ndihmë.

Pas lokalizimit të tyre, turistët janë transportuar në një hotel në Ballaban dhe janë akomoduar në gjendje të mirë shëndetësore. Ndërkaq, motomjetet e tyre do të transportohen ditën e nesërme në Këlcyrë.

Turistët kanë shprehur mirënjohje për reagimin e shpejtë dhe profesional të shërbimeve të Policisë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, njoftoi se kanë nisur procedurat për shpalljen e efektivit Enea Mekolli, i cili humbi jetën gjatë kryerjes së detyrës, me...
13:47 | 04/06/2026

Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
13:30 | 04/06/2026

“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë

Ky është mesazhi që kanë shpërndarë në WhatsApp punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët, për shkak se nuk përdorin rrjete sociale, kanë zgjedhur këtë...
12:48 | 04/06/2026