Shtyhet më 1 prill vendimi i Gjykatës së Lartë për ish-kryeprokurorin
Gjykata e Lartë ka shtyrë për më 1 prill vendimin lidhur me rekursin e ish-prokurorit të përgjithshëm Adriatik Llalla mbi vendimin e dënimit të tij me 2 vite burg për mosdeklarim e fshehje pasurie.
Më herët Gjykata e Lartë i ka refuzuar Llallës kërkesën për pezullimin e dënimit për arsye shëndetësore. Llalla është strehuar në Itali ku i është bllokuar pasaporta ndërsa me vendim te formës se prerë i janë sekuestruar disa pasuri, nder to një apartament në Durrës dhe sipërfaqe toke ne periferi të Tiranës.
Ish-kryeprokurori Llalla, u shpall fajtor për mosdeklarim dhe fshehje pasurie në 3 episode, mosdeklarimin e një shumë prej rreth 7 mije dollarësh për lindjen e djalit të tij jashtë vendit, shpenzimet për ndërtimin e katit të tretë te banesës si dhe shkollimin e vajzës së tij në Gjermani.
Po ashtu në bazë të dënimit plotësues ish-kryeprokurori për 5 vite nuk duhet te ushtrojë asnjë funksion publik.
LEXONI GJITHASHTU:
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni