Shkoi të vriste Oti Kikën, Dumani tregon si ra në kurth: Më qëlluan nga mbrapa

25 Mars 2025 | 12:10

I penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani, ka vijuar dëshminë e tij në Gjykatën e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, në kuadër të megaprocesit të njohur si “Plumbi i Artë”.

Gjatë seancës, Dumani është pyetur nga avokatët për momentet e ndalimit të tij në Elbasan dhe mbi dëshminë që i ka dhënë policëve pas arrestimit.

“Nuk i kam kthyer përgjigje të korruptuarve, ja kam thënë në sy,” tha Dumani.

Dumani sqaroi se pas arrestimit është dërguar në spitalin e Fierit për të marrë ndihmën mjekësore, për shkak të plagëve që kishte marrë. Ai shtoi se më pas ka qenë i shtruar në spitalin ushtarak, ku është takuar me disa nga drejtuesit e lartë të policisë, përfshirë Ardian Çipën, Tonin Vocajn dhe Kreshnik Ajazin.

“Në spitalin e burgut, kam dhënë disa deklarata, por ato janë dhënë më vonë. Po, isha i plagosur dhe shkova në spitalin ushtarak“, theksoi Dumani.

Një tjetër çështje që Dumani ka trajtuar gjatë dëshmisë së tij është atentati që iu bë në Elbasan.

Ai tha se kishte shkuar për të vrarë Oti Kikën, por ra në kurth duke u qëëlluar nga mbrapa.

“Ditën e ngjarjes isha vetëm në makinë, kur më qëlluan nga mbrapa. Pas kësaj u ula në sediljen e pasagjerit të makinës X5, ku u plagosa.“

Ai ka pohuar gjithashtu se ka pasur njohje me Oti Kilën dhe kishte bërë disa transaksione me të dhe vëllain e tij. Sipas Dumanit, vrasja e Kilës ishte pjesë e një plani që iu kërkua nga Suel Çela.

“Suel Çela ishte i interesuar për vrasjen e Oti Kilës. Ditën e ngjarjes isha vetëm në makinë, kur u qëllova isha shofer. Më qëlluan nga mbrapa. Më pas u ula te sedilja e pasagjerit në makinën X5 kur u plagosa. Oti Kilën e njihja personalisht, kam qëndruar me atë bashkë me vëllanë tim. I kemi shitur një makinë dhe i kemi blerë një makinë. Në të njëjtën ditë u bë shit-blerja. Në 2019 një shef krimesh në Elbasan që Henri Hoxha e kishte shok, më jepte informacione për Talo Çelën. Shefin ma prezantoi Henriku, ai kërkonte 10 mijë euro në muaj. Një ditë para ngjarjes bleva një kallashnikov dhe silenciator në Fier. Sandër Baho më njohu me shitësin. Ditën e ngjarjes kisha mitraloz me 200 fishekë dhe një kallash. Mitralozin ma dha çuni i xhaxhait tim. Makina për ngjarjen e bleva rreth 5-6 mijë euro, më thanë që ishte e vjedhur në Greqi, por nuk e di”, tha Dumani.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksiden i rëndë në aksin Kardhiq-Delvinë, një i vdekur dhe tre të plagosur

Një aksident i rëndë është regjistruar një orë më parë në aksin Kardhiq-Delvinë, në vendin e quajtur Fushë Vërri të Delvinës, mëngjesin e kësaj të...
08:37 | 05/06/2026

Të shtëna me armë në Sevaster të Vlorës, plagoset një person! Ndodhet jashtë rrezikut për jetën

Një plagosje me armë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në fshatin Sevaster të Vlorës. Mësohet se është plagosur Shpati Kamberaj, rreth 37 vjeç. Sakaq, bëhet...
07:26 | 05/06/2026

“Më shkroi drejtoresha e CNN para se të hyja në studio”, Auron Tare zbulon mesazhin

I ftuar këtë të enjte në Now me Erla Mëhillin, studiuesi Auron Tare u shpreh se para se të vinte në emision kishte marrë një...
22:21 | 04/06/2026