Vrasja e palestinezes, familjarët nuk e kërkojnë trupin. Mund të varroset në Tiranë

25 Mars 2025 | 16:42

Trupi i pajetë i palestinezes mund të varroset në Shqipëri. Ka kaluar më shumë se një muaj nga kjo ngjarje dhe familjarët e saj nuk kanë paraqitur kërkesë pranë autoriteteve shqiptare për të tërhequr trupin e 24-vjeçares i cili vijon të mbahet në morg.

Sa i përket procedurës ligjore, Prokuroria përmes një shkrese i konfirmon Institutit të Mjeksisë Ligjore për varrosjen e saj dhe më pas Bashkia ka tagrin për ta varrosur në varrezat publike.

Pavarësisht se policia gjermane ka njoftuar familjen e Rayyan Alwan, motivet e këtij vendimi mbeten të paqarta.

Më 19 shkurt, Fadi dhe Rayyan Alwan erdhën në Shqipëri për herë të parë.

Ata morën një banesë me qira në rrugën “Gjon Buzuku” në Tiranë. Policia fillimisht njoftoi se ishin bashkëshortë, por pas hetimeve rezultoi se ishin babë e bijë.

49-vjeçari pas qëlloi për vdekje me thikë vajzën e tij u largua më 22 shkurt nga Rinasi dhe dyshohet se është larguar drejt Libanit.

Konfliktet me familjarët e saj dyshohet se kishin nisur pas divorcit të 24-vjeçares pasi kjo e fundit  nuk po zbatonte parimet e fesë islame.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026