SHBA thotë se Rusia dhe Ukraina pajtohen për të ndaluar sulmet në Detin e Zi

25 Mars 2025 | 17:22

Shtetet e Bashkuara kanë thënë të martën se kanë arritur marrëveshje ndaras me Ukrainën dhe Rusinë për të garantuar lëvizje të lirë në Detin e Zi, dhe për të zbatuar një ndalesë në sulmet ndaj objekteve të energjisë së njëra-tjetrës.

Marrëveshjet, nëse zbatohen, do të përbëjnë përparimin të madh drejt një armëpushimi më të gjerë që Uashingtoni e konsideron shumë të rëndësishëm në bisedimet për paqe, që do t’i jepnin fund luftës trevjeçare të Rusisë në Ukrainë.

Rusia, megjithatë, ka thënë se nuk i beson presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky dhe do të nënshkruajë një marrëveshje për Detin e Zi, nëse Uashingtoni i lëshon “urdhër” atij për ta respektuar ujdinë.

“Neve na duhen garanci të qarta. Marrë parasysh përvojën e hidhur të marrëveshjeve vetëm me Kievin, garancitë mund të jenë vetëm rezultat i një urdhri prej Uashingtonit ndaj Zelenskyt dhe ekipit të tij që të bëjë një gjë dhe jo një tjetër”, ka thënë ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov në disa komente televizive.

Ministri ukrainas i Mbrojtjes, Rustem Umerov, ka thënë se Kievi është pajtuar me marrëveshjet, dhe që do t’i mirëpresë shtetet e treta që të mbështesin zbatimin e tyre.

Megjithatë, ai ka thënë se Kievi do ta konsiderojë secilën lëvizje të anijeve ruse përtej zonës lindore të Detit të Zi si shkelje të shpirtit të marrëveshjeve, dhe në atë rast, vendi i tij do të ketë të drejtën e vetëmbrojtjes.

Moska ka nisur vazhdimisht raketa dhe dronë në linjën e frontit në Ukrainë, prej nisjes së luftës në shkurt të vitit 2022, duke shënjestruar centralet ukrainase të energjisë, dhe objektet për prodhim të gazit natyror.

Ukraina, në anën tjetër, ka nisur dronë luftarakë me rreze të gjatë për të sulmuar infrastrukturën ruse të naftës, siç janë rafineritë.

Uashingtoni ka lëshuar deklarata të ndara për media, pasi zyrtarët amerikanë janë takuar me përfaqësues të të dyja shteteve në Arabinë Saudite në ditët e fundit.

Disa takime kanë zgjatur mbi 12 orë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Alarm në SHBA, paraziti mishngrënës gjendet te një viç në Teksas! Ishte zhdukur prej vitesh

Një parazit mishngrënës, i rrallë në SHBA në gjashtë dekada, është gjetur te një viç në Teksas, në një zhvillim alarmues për industrinë e bagëtive në...
15:48 | 04/06/2026

Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës

Banorët sulmuan këtë javë një ekip i cili merret me varrimin e viktimave që kanë humbur jetën nga infektimet me Ebola në provincën Kivu Jugore...
15:32 | 04/06/2026

Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona

Katër persona humbën jetën të enjten pas një aksidenti të një aeroplani të vogël pranë qytetit Medulin në Istria, në bregdetin e Kroacisë. “Sipas informacionit që...
14:50 | 04/06/2026