Humbja e orientimit nga turistët e huaj, Guidat: Të merren udhërrëfyes profesionistë

25 Mars 2025 | 16:30

Numri në rritje i turistëve në Qarkun e Gjirokastrës në këtë fillim pranvere e bën të nevojshëm shoqërimin e grupeve të vizitorëve nga udhërrëfyes profesionistë.

Mbrëmjen e së hënës, tre motorristë grekë humbën orientimin ndërsa vizitonin Përmetin dhe u desh ndërhyrja e forcave të policisë për lokalizimin dhe evakuimin e tyre. Raste të tilla kanë qenë të përsëritura nga turistët përsa i përket humbjes së orientimit kryesisht në relivet malorë dhe kanionet e lumenjëve.

“Duke marrë shkas edhe nga rasti i fundit në fshatin Pavar për humbjen  që bënë disa turistë grekë në eksplorimin e tyre me motorra, në Shqipëri kohët e fundit, sinjalistika nuk është  dhe aq e mirë. Do t’ iu sugjerojmë të gjithë që të marrin guida sidomos të liçensuara edhe të trajnuara mirë. Për rastet malore ka patur shumë raste në Shqipëri kohët e fundit edhe në  zonën e Gjirokastrës, në kanionin e Langaricës  ose në haiking në mal, të cilët  kanë humbur drejtimin ose kanë pësuar aksidente  të ndryshme duke patur edhe humbje jete në disa raste”, tha Eni Kaçi nga Guida Turistike.

I domosdoshëm bëhet shoqërimi nga guidat kryesisht për turistët e huaj që ndjekin intineraret në zonat e thella malore.

“Do përqëndrohesha më shumë tek guidat malore tek aftësitë e tyre për të drejtuar grupin sesa tek aftësitë e tyre kulturore. Në rastin në fjalë, guidat duhet të jenë patjetër të përgatitura dhe ka trajnime që bëhen dhe merr liçencën përkatëse për të qenë një guidë malore”, shtoi Kaçi.

Prej fillimit të vitit janë rreth 30 mijë turistë që kanë vizituar vlerat historike, natyrore dhe trashëgiminë kulturore në zonën e Gjirokastrës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës, duke dënuar me 16 vite burg Mario Përlleshajn për...
12:28 | 15/07/2026

Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë

Edhe Policia e Shkodrës, ashtu si kolegët e saj në bregdetin e Durrësit dhe Vlorës krahas zbatimit të planit të masave për garantimin e sigurisë...
11:57 | 15/07/2026

SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare

Kreu i SPAK, Klodjan Braho, bëri të ditur se Prokuroria e Posaçme ndodhet në fazën përfundimtare të përgatitjeve për hapjen e thirrjes për 40 hetues...
11:38 | 15/07/2026