Raporti mbi kriminalitetin, Çela kërkon të shtohet në Kodin Penal “pasurimi i paligjshëm”

1 Maj 2021 | 11:42

Në raportin vjetor të dorëzuar në Kuvend mbi gjendjen e kriminalitetit, kryeprokurori Olsian Çela kërkon të shtohet në kodin penal vepra penale e “pasurimit të paligjshëm”.

Një tjetër shqetësim që ngre kryeprokurori është edhe “boshatisja” e organit të akuzës nga procesi i Vetingut.

Prokuroria e Përgjithshme konstaton se gjatë vitit 2020, 80% e hetimeve për pastrim parash janë pushuar, ndërsa vetëm 20% e personave të marrë të pandehur u dërguan për gjykim.

Nisur nga ky evidentim, por edhe një analizë të detajuar për këtë grup veprash penale, kryeprokurori Olsian Çela i kërkon parlamentit të shtohet në kodin penal një nen për “pasurimin e paligjshëm”, që do të prekë drejtpërdrejt asetet pasurore.

Në këtë drejtim në raport evidentohet se, prokuroritë kanë akses të kufizuar në të dhënat e Agjencisë Shtetërorët të Kadastrës, duke penguar prokurorët dhe jo vetëm, për hetimin e pasurive apo aseteve të dyshuara.

Çela ngre “alarmin” për mungesë prokurorësh ose boshatisjen e prokurorive, sikurse shprehet ai, nga procesi i Vettingut, duke sugjeruar shtimin e oficerëve të policisë gjyqësore derisa të kapërcehet sipas tij situata kritike.

Për këtë Çela kërkon edhe miratimin e hartës së re gjyqësore ndërsa nga analizimi në tërësi I veprave penale për vitin 2020, rezulton se krimi më i zakonshëm është vjedhja e pasurisë. Çela është ndalur edhe tek Sigurimi i pavarësisë së prokurorëve për të cilën thotë se është një arritje e madhe, e cila nuk duhet të cenohet në asnjë mënyrë, por ka nevojë për ndërhyrje të tjera ligjore.

Për këtë ai vlerëson si të domosdoshme përfshirjen e Prokurorit të Përgjithshëm në procesin e caktimit, pezullimit apo shkarkimit të drejtuesve të prokurorisë, si dhe pajisjen e tij me instrumente ligjorë të nevojshëm për të ndërhyrë në mënyrë efikase, në veprimtarinë organizative të zyrave të prokurorive, në raste të ngutshme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026