“Vuçiç kërkon pushtim”, Maqedonci: Aleanca ushtarake garanton paqe në rajon
Ministri i Mbrojtës i Kosovës, Ejup Maqedonci ka folur për marrëveshjen ushtarake midis Kosovës-Shqipërisë dhe Kroacisë.
Në një intervistë për TRT World, Maqedonci thotë se Serbia vazhdon të ketë qasje hegjemoniste jo vetëm ndaj Kosovës por edhe vendeve të tjera të cilat kanë raporte të mira me vendet që dëshirojnë stabiliteti në Ballkan.
“Qëllimi i kësaj marrëveshjeje trepalëshe, mund të themi, ishte konkretisht për të pasur stabilitet rajonal, paqe dhe siguri. Nuk kemi pasur asnjëherë diskutime mes tre vendeve tona për të kërcënuar dikë në rajon, ideja kryesore e marrëveshjes trepalëshe është për të ndërtuar sigurinë, stabilitetin dhe paqen në këtë pjesë të botës dhe ne e dimë se Ballkani shumë herë ka qenë arenë konfliktesh dhe shumë tensionesh. Dhe të kesh këtë bashkëpunim, po kontribuon në paqe dhe siguri.
Problemi me Serbinë është se ajo vazhdon ta ketë qasjen hegjemoniste ndaj vendeve të tjerëve që kanë bashkëpunim të mirë, i bën ato vende të ndihen të kërcënuar dhe gjithashtu kur e shohin se ka stabilitet ose ekuilibër të balancuar midis vendeve në Ballkan”, ka thënë ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Aleanca me Shqipërinë e Kosovën, Kroacia-Serbisë: Ka ikur koha kur pyetej Beogradi
Aleanca trepalëshe, MPJD: Kosova nuk do të frikësohet nga kërcënimet e Serbisë
Kurti kundër rikthimit të gjyqtarëve e prokurorëve serbë: Largimi i tyre ishte akt politik
Gjykata Themelore dënon me 2 vite burg dhe 5 mijë euro gjobë ish-kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti
Dështon mbledhja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, nuk merret vendim për kthimin e gjyqtarëve serbë
- 22:30 Rama shpjegon Paketën e Maleve sipas ChatGPT: Nuk favorizon të pasurit, por familjet me toka të trashëguara pa dokumente
- 22:19 Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike
- 22:06 Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike
- 21:27 Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun
- 20:49 Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit
- 20:38 Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës