Aleanca me Shqipërinë e Kosovën, Kroacia-Serbisë: Ka ikur koha kur pyetej Beogradi
Pas nënshkrimit të Deklaratës së Bashkëpunimit Trepalësh Ushtarak mes Kroacisë, Shqipërisë dhe Kosovës, Beogradi ka reaguar ashpër, duke kërkuar shpjegime nga Zagrebi dhe Tirana. Në përgjigje të këtij qëndrimi, Ministri kroat i Mbrojtjes, Ivan Anusiç, deklaroi se Kroacia nuk ka më nevojë për miratimin e Serbisë në vendimmarrjet e saj.
“Ka kaluar koha kur Kroacia e pyeste Beogradin se çfarë i lejohej të bënte dhe si duhej ta bënte, dhe kjo nuk do të ndodhë më kurrë,” shkroi Anusiç në platformën sociale “X”.
Ai theksoi se Kroacia është një shtet i pavarur prej 35 vitesh dhe se do të nënshkruajë marrëveshje me këdo që dëshiron.
Deklarata e tij erdhi si kundërpërgjigje ndaj Ministrisë së Jashtme të Serbisë, e cila njoftoi se do të kërkojë një shpjegim zyrtar nga Kroacia dhe Shqipëria për këtë marrëveshje, duke e cilësuar atë si një kërcënim për stabilitetin në rajon.
Ndërkohë, Kosova e ka cilësuar marrëveshjen trepalëshe si një hap të rëndësishëm për sigurinë dhe paqen në Ballkan, ndërsa Beogradi e ka konsideruar atë një zhvillim shqetësues që është bërë pa konsultim me Serbinë.
Reagimet nga palët tregojnë se marrëveshja e re ushtarake mes Kroacisë, Shqipërisë dhe Kosovës ka nxitur debate të forta në rajon, duke reflektuar tensionet e vazhdueshme mbi çështjet e sigurisë dhe politikës së jashtme në Ballkan.
LEXONI GJITHASHTU:
Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari
“Smart City”, Rama: Projekti nuk ndalet më, do të shtrihet në të gjithë territorin
Rama dhe Lamallari në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të “Smart City”: Detekton rreziqet në kohë reale
- 14:51 Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari
- 14:45 Parlamenti italian miraton reformën zgjedhore të kontestuar të Melonit
- 14:31 “Smart City”, Rama: Projekti nuk ndalet më, do të shtrihet në të gjithë territorin
- 14:30 Britania dënon deklaratat e ministres serbe për Kosovën: Të neveritshme dhe pa vend në shoqërinë e sotme
- 14:18 Rama dhe Lamallari në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të “Smart City”: Detekton rreziqet në kohë reale
- 14:12 Trump shkarkon prokurorin federal të Seattle vetëm një orë pas emërimit nga gjykata