“Burg italian në Shqipëri”, Renzi në Euronews: Ç’do ndodhë me kampin e Gjadrit

27 Mars 2025 | 14:08

Ish-Kryeministri dhe Senatori italian Matteo Renzi vizitoi kampin e Gjadrit për të parë nga afër qendrën e emigrantëve. Në një intervistë ekskluzive për Euronews Albania, Matteo Renzi tha se ky kamp nuk mund ta përmbush funksionin e tij, ndaj sipas Renzit më e mira është të shfrytëzohet për diçka tjetër.

Ai tha se janë shpenzuar një miliardë euro për ndërtimin e këtij kampi “gjithë këto para të shkuara dëm, nuk i shërbejnë Shqipërisë, nuk i shërbejnë Italisë, para të hedhura kot”,-tha ai.

Renzi tha se një ide do të ishte ajo e shndërrimit të kampit në një burg për shqiptarët të cilët vuajnë dënimin e tyre në Itali, pra një burg nën juridiksionin e Italisë brenda Shqipërisë.

“Për momentin, janë nën juridiksionin italian dhe janë tri gjëra të ndryshme. Ka një burg, me një kapacitet prej njëzet vendesh, ka një qendër emigrantësh, me një kapacitet prej njëqind e dyzet vendesh, dhe pastaj është edhe qendra e famshme novatore e marrëveshjes ndërmjet Melonit dhe Ramës, me një kapacitet prej rreth gjashtëqind vendesh. Kështu nuk funksionojnë, nuk janë në gjendje të funksionojnë. Atëherë, ose mund t’i shndërrojmë të gjitha këto në një burg të madh italian, në Shqipëri. Me të burgosur shqiptarë, sepse ne kemi ca të burgosur shqiptarë dhe burgjet në Itali nuk janë kaq të bukura sa ky burgu këtu, sepse ky është më i ri”,-tha ish-kryeministri.

Matteo Renzi tha se gjithashtu ka edhe një hipotezë të dytë që mund të jetë një marrëveshje mes dy shteteve që këto burgje të kalojnë nën administrimin e Shqipërisë.

“Hipoteza e dytë është një marrëveshje shtet me shtet, domethënë ndërmjet Italisë dhe Shqipërisë, me qëllim që këto burgje të kalojnë nën juridiksionin shqiptar. Dhe kjo është një hipotezë tjetër. Por, deri më sot, e vërteta është se emigracioni nuk luftohet me propagandë”,-tha ai.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA-të shtrëngojnë kontrollin para Kupës së Botës, mbikëqyrje e veçantë për delegacionin iranian

Ndërsa afrohet fillimi i Kupës së Botës 2026, autoritetet amerikane kanë njoftuar kontrolle të hollësishme sigurie për të gjithë anëtarët e delegacionit iranian që udhëtojnë...
09:07 | 03/06/2026

Aksident i shumëfishtë në Levan-Tepelenë, përplasen 5 automjete

Një aksident i rëndë ka ndodhur të martën në aksin Levan-Tepelenë, në afërsi të fshatit Fratar. Pesë automjete janë përplasur mes tyre, përfshirë edhe një...
14:20 | 02/06/2026

Gjurmët e konfliktit rajonal në turizëm, Hotelet në Dubai ofrojnë zbritje dhe paketa speciale për të tërhequr turistët

Turizmi në Dubai po shfaq shenja rimëkëmbjeje pas muajsh pasigurie të shkaktuar nga konflikti rajonal me Iranin, por autoritetet dhe bizneset e sektorit të mikpritjes...
07:45 | 02/06/2026