U tensionua nga pyetja, Romano Prodi i tërheq flokët gazetares publikohet videoja

27 Mars 2025 | 13:28

Ish-kryeministri italian dhe ish-presidenti i Komisionit Europian, Romano Prodi, është përfshirë në një incident gjatë një interviste me gazetaren Lavinia Orefici.

Gjatë prezantimit të librit të tij më 22 mars, gazetarja e pyeti nëse mbështeste idenë që prona private duhet të kufizohej dhe rregullohej. Prodi, i irrituar, e pyeti: “Çfarë dreqin më pyet? A e kam thënë unë diçka të tillë në jetën time?”

Pas sqarimit se pyetja ishte pjesë e Manifestit të Ventotenes, Prodi i kujtoi gazetares se ky ishte një diskutim që ndodhi në vitin ’41, kur njerëzit e futur në burg nga fashistët debatuan për Kushtetutën.

Pas publikimit të videos, Prodi pranoi se kishte bërë një gabim, duke theksuar se nuk kishte qëllim të sulmonte gazetaren. Ai theksoi gjithashtu se çdo individ ka të drejtën të mbrojë nderin dhe historinë e tij.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Euronews Albania (@euronews_albania)

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nga Bavaria në Francë, zhduket ngarkesa me 20 tonë djathë me vlerë 80 mijë euro

Policia gjermane po heton zhdukjen misterioze të 20 tonëve djathë Emmental, të cilët nuk mbërritën kurrë në destinacion gjatë transportit nga Bavaria drejt Francës. Sipas...
13:36 | 14/07/2026

Pse plani i ri i BE-së për mediat sociale është më i vështirë nga sa duket

Publikimi i së hënës i një raporti shumë të pritur të ekspertëve të BE-së mbi mbrojtjen e fëmijëve në internet paralajmëron rregulla më të rrepta...
12:21 | 14/07/2026

Vala e të nxehtit ekstrem godet Italinë dhe Evropën, temperaturat pritet të arrijnë deri në 45°C

Një valë e re e të nxehtit ekstrem ka përfshirë Italinë dhe një pjesë të madhe të Evropës, ndërsa temperaturat pritet të arrijnë deri në...
09:28 | 14/07/2026