Përplasja me armë në Bushat, lihen në burg Izmir Sakica dhe Samuel Troshani

27 Mars 2025 | 10:35

Izmir Sakica dhe Samuel Troshani  të cilët u vetëdorëzuan në policinë e Shkodrës, janë lënë në burg nga Apeli i  GJKKO.  Ata akuzohen si të përfshirë nësulmin me armë të ndodhur në gusht të vitit 2024.

Për sulmin me armë në Bushat në kërkim vijon te jenë Franko Leka dhe Aleksandër Prendi. Ndaj tyre është ngritur akuza e grupit të strukturar kriminal.

SPAK dyshon se Sakica, Troshani dhe Leka bashkë me disa persona të tjerë ta pa indetifikuar të armatosur dhe me makina të blinduara janë nisur drejt Bushatit për të vrarë anëtaret e familjes Prendi.

Por sapo grupi i armatosur shkoi në Bushat Aleksandër Prendi i ka pikasur duke qëlluar mbi makinat e blinduara. Sipas SPAK në vendngjarje ka pasur shkëmbim zjarri pasi janë sekuestruar gëzhoja të ndryshme. Shkak i përplasjes se armatosur mbetet ende mister.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ministri Salla takim me fermerët në Korçë: Dëmshpërblimet për përmbytjet do jepen së shpejti

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla këtë të martë zhvilloi një takim me përfaqësues të bizneseve të bimëve medicinale dhe fermerë të zonës...
16:01 | 14/07/2026

Zjarr në Novoselë, zjarrfikëset në vendngjarje. Rrezikohen banesat pranë (VIDEO)

Një vatër aktive zjarri është aktive këtë të martë në Novoselë. Zjarri ka rënë në një hapësirë me shkurre, barishte por edhe ullinj. Sipas informacioneve...
15:17 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026